Si të masim gjendjen e vërtetë të koronavirusit, ja çfarë sugjeron profesori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga ka hedhur një tezë lidhur me testimeve masive por edhe statistikave që duhen parë tek koronavirusi.

Profesor Fuga shprehet se gjendjen e epidemisë nuk e tregon numri i vdekjeve por e tregojnë numri i personave të testuar që dalin me infeksion, ata me simptoma të lehta dhe ata që shtrohen sot në spital.

Sipas Fugës OBSH ka rekomanduar testime por jo të bëra kuturu por me shpërndarje të saktë.

Profesori kërkon të njëjtën gjë të bëjë edhe Shqipëria, pra të matet gjendja e epidemisë nga këto statistika dhe jo nga numri i vdekjeve në ditë, pasi edhe nëse kjo e fundit brenda një dite është rritur mundet që në të ketë ndodhur e kundërta me treguesit e vërtetë të gjendjes së epidemisë nga koronavirusi.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Pa panik!

Sapo e tha një menaxher shumë i lartë i një vendi të madh europian që unë i besoj fort:

Gjendjen e epidemisë nuk e tregon aq numri i vdekjeve, sepse vdekjet e sotme janë përgjithësisht rezultat i ditëve të shkuara, si edhe është shumë relative shkaku, por e tregojnë:

  1. Numri i personave të testuar dhe dalin me infeksion. Ka shumë rëndësi harta e të testuarve. Pa teste nuk ka gjë në vijë askush. OBSH rekomandon sa më shumë teste, por jo të bëra kuturu. Duhet shpërndarje statistikore e saktë.
    Por a e kemi në të zhvilluar shkencën ndërdisplinare të gjeografisë epidemiologjike digjitale?
    Kemi ne qendër kërkimesh të mirëfillta në këtë fushë?
    E mo albanologjia! Kemi apo jo? Apo bëjmë folklor dhe duam lekë pa dobi shoqërore?
    2. Numri i personave që njoftohen me simptoma të lehta te mjeku.
    3. Numri i personave që shtrohen atë ditë, pra sot në spital.
Lexo edhe :  “Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Pra, për rrjedhojë mund të ndodhi që numri i vdekjeve në një ditë mund të jetë rritur, por ka mundësi që si rezultat i masave të izolimit, treguesit e vërtetë të gjendjes të ulen.

Kujdes statistikat e vërteta, jo ato që masin shkallën e dhimbjeve të mëdha lidhur me vdekjen e të afërmëve, por jo gjendjen e sotme të epidemisë!

E kuptuat?

Ashtu të masim edhe ne!

 

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV