“Tani ata dinë gjithçka”, Snowden: Pajisjet e mbikëqyrjes po vendosen për Covid-19 nuk do të hiqen më!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kontraktori i CIA-s, që kopjoi e zbuloi informacione të klasifikuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden ka paralajmëruar të gjithë se pajisjet mbikqyrëse që po vendosen nën pretekstine koronavirusit nuk do gë hiqen më.

Në një intevistë për Copenhagen International Documentary Film Festival, ai theksoi se qeveritë në të gjithë botën po përdorin masa të teknologjisë së lartë të mbikëqyrjes për të luftuar shpërthimin e koronavirusit. Por a ia vlen?

“Kur shohim masat e urgjencës të miratuara, veçanërisht sot, ato kanë tendencë të jenë të ‘palargueshme’,”-tha Snowden.

Sipas tij, këto masa kanë tendencë të zgjerohen dhe autoritetet do të ndjehen më të qetë me këtë fuqi të re dhe do fillojnë ta pëlqejnë atë.

Në Kinë skanuesit termik të instaluar në stacionet e trenave identifikojnë pacientët me ethe, ndërsa në Rusi, sistemet e njohjes së fytyrës i vërejnë njerëzit që shkelin rregullat e karantinës.

Snowden është i shqetësuar për shërbimet e sigurisë dhe teknologjive të tjera të mbikëqyrjes që ata kanë.

“Ata tashmë e dinë se çfarë po shihni në internet”, tha ai. “Ata tashmë e dinë se ku po lëviz telefoni juaj. Tani ata e dinë se çfarë është rrahja e zemrës suaj, çfarë është pulsi juaj. Çfarë ndodh kur fillojnë të përzihen këto dhe të aplikojnë inteligjencën artificiale?”-u shpreh ai./Fjala.al/

Të fundit

Blendi Kajsiu: Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si...

Kodi i ri Penal, kryeprokurori: Zgjerohen veprat e rrezikshme

Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal është pritur me kritika nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Përmes një reagimi shpërndarë mediave ai e cilëson...

Komisionerja e BE: Serbia, e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve shqiptare!

Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos i ka dërguar një letër të hapur deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur...

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro, të cilat i përkasin personave...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV