“Ata që shajnë e mallkojnë do mohojnë ato që thonë sot’’, Rama publikon videon humanitare

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike videon e operacionit humanitar të zhvilluar për shpërndarjen e ndihmave në familjet e varfëra, pensionistët e vetmuar apo kryefamiljarët pensionistë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shprehet se po vijohet me ndarjen e ushqimit teksa thekson se Shqipëria do e fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do mohojnë ato që thonë sot.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

? NE VAZHDOJMË, ME MENDJE E ME ZEMËR, PËRDITË, PAPUSHIM, USHQIMIN E REZISTENCËS PËR EKZISTENCË, DERI SA TË DALIM NGA KJO LUFTË E EGËR QË KËRCËNON QINDRA E MIJËRA JETË SHQIPTARE

? PËR NE ATDHEU ËSHTË NJË DHE ÇDO SHQIPTAR ËSHTË FAMILJA JONË SOT MË SHUMË SE KURRË

? SHQIPËRIA DO TA FITOJË LUFTËN DHE ATA QË SHAJNË E MALLKOJNË DO T’I MOHOJNË ATO QË THONË SO”-shkruan Edi Rama./Fjala.al/