Britani/ Shënohen mbi 1000 viktima nga Covid-19

Numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 1.019.

Shifrat e fundit të publikuara nga qeveria treguan 260 vdekje kishin ndodhur vetëm në 24 orët e fundit. Tani ka 17.089 raste të konfirmuara me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria tha se po bën testime për stafin e spitalit të cilët po luftojnë në frontin e parë me koronavirusin dhe ata që jetojnë me njerëz të konfirmuar.

Mjekët dhe infermierët e kujdesit kritik do të jenë me përparësi, me testimet që pritet të ndiqen për stafin e A&E, paramedikët dhe mjekët e përgjithshëm.

Ndërkohë e njëjta procedurë po ndiqet dhe në Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore, ku po testojnë ekipin mjekësorë./BBC