Nga Emily Todd VanDerWerff “Vox”
Sot është e shtunë, 28 mars 2020, të paktën në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë në disa pjesë të botës, është e diela e 29 marsit. Në një farë mase, koha është një iluzion. Ne jemi të imponuar nga ecja e saj përpara, duke qenë krijesat tre-dimensionale që jemi, por perceptimet që kemi vendosur në raport me kohën janë shpikur.
Njerëzit shpikën vitin, muajin, ditën, orën, minutën, sekondën. Dhe këto dallime nuk janë arbitrare – në fakt duhen rreth 365 ditë që Toka të rorullohet rreth Diellit – por shpikja e tyre
nuk ishte e pashmangshme. Ka të ngjarë që bazë për këtë të jetë sistemi ynë numerik – 10 pasi kemi 10 gishta; mënyra se si ne e kuptojmë kohën është thuajse plotësisht e ndërvarur nga fakti që ne evoluuam në këtë planet.
Koha, të paktën siç e kuptojmë, është gjithashtu një nënprodukt i kapitalizmit. Në esenë e tij ekonomike të vitit 1967 “Puna”, disiplina dhe kapitalizmi industrial”, E.P.Tompson vëren se në kulturat e hershme njerëzore, përcaktimet e kohës ishin kuptime të gjera si kur Dielli lindte dhe perëndonte, dhe kur ndryshonin stinët.
Por ndërsa industrializimi u bë një normë, koha u bë një sistem i mekanizuar, që nuk u shërbente më atyre që e shpikën. Ne po i shërbenim gjithnjë e më shumë thirrjes së kohës, pasi kështu ata që zotëronin kapital mund të disiplinonin më së miri ata që kryenin punën.
Thompson shkruan:Ne jemi tani në një moment, kur sociologët po e diskutojnë “problemin”
e kohës së lirë. Dhe një pjesë e problemit është:si u bë ajo një problem? Puritanizmi, në “martesën” e tij të komoditetit me kapitalizmin industrial, ishte agjenti që i nxiti njerëzit të
bënin vlerësime të reja të kohës; që u mësoi fëmijëve të shfrytëzojnë çdo orë të ditës; dhe
që i ngopi mendjet e burrave me ekuacionin:koha është para.
Një formë e përsëritur e revoltës brenda kapitalizmit industrial perëndimor, ka marrë shpesh formën e emergjencës për shkak të vlerësimit të kohës. Dhe këtu lind pyetja interesante:nëse puritanizmi ishte një pjesë e domosdoshme e etikës së punës, që i dha mundësi botës së industrializuar të shkëputej nga ekonomitë e varfëra të së kaluarës, a do të fillojë vlerësimi puritan i kohës, ndërsa do të ulen presionet e varfërisë? Dhe a po ndodh kjo gjë tashmë? A do të fillojnë njerëzit ta humbin atë emergjencë, atë dëshirë për të konsumuar qëllimisht kohën, të cilën shumica e njerëzve e mbajnë ashtu siç mbajnë një orë në dorën e tyre?
Por mbetet që në një nivel bazë, ne do ta kuptojmë gjithmonë kohën. Dielli lind, dhe perëndon. Megjithëse mund të jemi brenda shtëpive, ku procesi është më i vështirë për t’u dëshmuar, fakti i të jetuarit vetëm brenda nuk e errëson ciklin e ditës dhe të natës.
Ajo që humbet, pasi çdo ditë përzihet me tjetrën në mënyra të ngjashme, është përcaktimi mekanik i kohës, përcaktimi kapitalist i kohës, dhe përkufizimi industrial i kohës. Ne nuk e dimë se çfarë dite është, por e dimë kur është një ditë të re.
Të jetosh gjatë gjithë kohës brenda në shtëpi, do të thotë të humbasësh dallimin mes ditëve. Ndodh një efekt mpirës, kur çdo ditë është e njëjtë, kur oraret tona përzihen me ndjesinë e pafundësisë së një kohe të papërcaktur. E megjithatë, a nuk është kjo mënrya sesi jetojnë më pak të privilegjuarit në të gjithë botën, të detyruar të bëjnë punë që u ngarkon dhe punë shtesë, ditë pas dite? A nuk është kjo arsyeja pse kemi shpikur fundjavën?
A po tregon kjo karantinë për disa nga ne që kanë më shumë privilegje ekonomike se “koha e lirë” ka qenë gjithnjë një mirazh, që mund të zhdukej para syve tanë, duke na dhënë kaq shumë kohë “të lirë”? Kam një kalendar muri që varet mbi tavolinën time, dhe kur kam nevojë të orientohem në kohë, e shikoj. Por edhe dobia e kalendarit tim ka filluar të përhapet rreth skajeve. Fillova të shkruaj këtë histori sepse nuk mund ta besoja plotësisht se ishte e enjte, edhe pse e dija se duhej të ishte e enjte. Por mbase edhe mund të mos jetë. Një cikël që bart diellin në të gjithë qiellin tonë derisa perëndon në perëndim është një realitet; “E enjtja” është një shpikje. A është akoma e nevojshme? Nuk e di.
Unë do ta përditësoj këtë artikull çdo ditë derisa të mos na duhet më. Shpresoj të vijë një kohë që ta dimë nese është e enjte ose e martë apo 17 qershor, pa pasur nevojë të shikojmë një kalendar apo të pyesim njëri-tjetrin ose Google. Shpresoj të vijë një kohë që kur të dalim jashtë për të parë dillin mos të na duket sikur po ekspozojmë veten ndaj niveleve toksike të rrezatimit. (Unë e di se duhet të bëj shëtitje; çdo herë, ndjehem sikur po rrezikoj gjithçka.) Shpresoj që të vijë një kohë në të cilën gjithë kjo kohë e “lirë” mos të përjetohet më si një periudhë që duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Shpresoj të vijë një kohë që të kujtoj se çfareë do të thotë të konsumoh drekën me një mik, të shikosh qentë të luajnë në surf, të marrin frymë në ajër dhe thjesht të jenë.
Deri atëherë, gjeni një mënyrë për ta bërë kohën të ketë kuptim për ju. Lexoni një libër të gjatë. Gatuani një vakt të detajuar. Thurni diçka. Shkruani një poezi epike. Shikoni një program televiziv që keni menduar gjithmonë. Flini. Mos harroni se koha nuk ju zotëron, dhe se ju zotëroni kohën. Kjo do të përfundojë një ditë, dhe do të jetë pjesë e së kaluarës. Do të mbetet vçse një kujtim. Një ditë do të jetë një kujtim. Varet nga kjo. Unë do të shoh ty përsëri jashtë. Tani për tani, është e shtunë, 28 mars 2020. Në disa pjesë të botës, është e Dielë, 29 mars 2020.
S.T