Deri para pak javësh, secili prej nesh vraponte çdo ditë në vrullin e përditshëm të jetës, në punën me orë të zgjatura, e jo rrallëherë duke bërë disa punë njëkohësisht. Kjo krijon boshllëqe të mëdha në përkujdesin apo marrëdhëniet që ndërtojmë me fëmijët tanë.
Shpesh kemi dëgjuar reflektime të prindërve, keqardhjen për mungesën në jetën e fëmijëve, mungesën e të kaluarit kohë cilësore me ta dhe anëtarët e tjerë në familje.
Qëndrimi i detyruar në shtëpi për shkak të situates së krijuar nga Covid-19, nuk është i thjeshtë. Gjatë këtyre ditëve është shumë e rendëishme që prindërit të komunikojnë dhe të ndërveprojnë me fëmijët për t’i bërë ata të ndihen sa më të qetë, të sigurtë dhe të dashur. Prindër dhe gjyshër, kjo është mundësia juaj për kaluar më shumë kohë cilësore me fëmijët, për folur më shumë, njohur më shumë ata, luajtur më shumë dhe duke investuar me qëllim në një marrëdhënie të fortë besimi e dashurie.
Këshilla kryesore e çdo materiali informues mbi marrëdhënien prind- fëmijë është të kaluarit e kohës me fëmijën. Kjo është plotësisht e vërtetë dhe është një element i rëndësishëm, i cili nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Të gjitha marrëdhëniet ndërtohen mbi kontaktin, i cili karakterizohet nga përkujdesi, mbështetja, besimi, empatia, pranimi, energjia dhe koha.
Më poshtë gjeni disa këshilla për prindërit dhe gjyshërit, që gjatë ndërveprimit apo komunikimit me fëmijët në këtë situatë, duhet të kenë parasysh:
Promovimi i sigurisë: Të gjithë kemi nevojë për siguri në momente të vështira, aq më tepër fëmijët. Shtëpia është një vend i sigurt për të qëndruar, vendi ku secili prej nesh ka hapsirën e tij fizike, por dhe shpirterore. Është foleja e ngrohtë që na mbledh të gjithë bashkë në mbështetje të njeri – tjetrit, në nxitjen dhe respektimin e rregullave dhe faktin që të gjithë bashkë mund t’ia dalim në cdo situatë.
Promovimi i qetësisë: Në një mjedis emergjence pandemie shëndetsore frika, ankthi dhe trazimi psikologjik, janë të zakonshëm, ndaj të ruajtja e qetësisë përmes ushtrimeve të frymëmarrjes apo teknikave të tjera, është me vlerë për ju si prindër së pari, e më pas për ta transmetuar këtë qetësi tek fëmijët tuaj.
Promovimi i shpresës: Situata mund të jetë kaotike dhe e mbingarkuar me emocione frike dhe pasigurie, por ju si prindër duke folur dhe komunikuar lirshëm me fëmijët jeni përgjegjës për të transmetuar shpresë dhe besim, që kjo është një situatë që do të kaloj dhe shumë shpjet do t’i kthehemi rutinës normale në shkollë e shoqëri.
Është e rëndësishme të mbahet në mendje që kujdesi i prindërve në situata të tilla duhet të ketë parasysh pikat e mëposhtme:
Krijimi i sensit të sigurisë – Fëmija shikon prindërit për të krijuar një ndjesi sigurie. Aftësia e prindërve/kujdestarëve për të qenë të qetë është shumë e rëndësishme për fëmijën tuaj. Ndani me fëmijët me fjalë të thjeshta se si ndiheni dhe ju shpjegoni mënyrat me të cilat të gjithë bashkë, po përpiqemi që të përballojmë situatën. Theksoni se ju, si dhe të rritur të tjerë, po bëni çmos që njerëzit dhe fëmijët të jenë të sigurtë dhe të mos rrezikojnë;
Bëhuni të disponueshëm: Duhet t’i lejoni fëmijët që t’ju bëjnë pyetje. Kini parasysh se mund të duhet të thjeshtoni një informacion të vështirë; Jepni shpjegime të qarta për atë që po ndodh sa herë që ju pyet fëmija. Shmangni detajet që mund të frikësojnë fëmijën, informacionet në media. Korrigjoni informacionin që është i paqartë për fëmijën në lidhje me rrezikun aktual. Duhet t’i kujtoni fëmijës që ka njerëz që punojnë për të mbajtur familjet të sigurta.
Respektoni të gjitha ndjenjat: ndjenjat e fëmijës suaj, mendimet dhe sjelljet mund të jenë të ndryshme nga tuajat;
Kini parasysh moshën: çdo fëmijë reagon ndryshe ndaj situatave emergjente sipas stadit të zhvillimit emocional. Çdo stad sjell tek fëmija një të kuptuar të ri të botës dhe të ngjarjeve që ndodhin në të. Rrjedhimisht, është e rëndësishme që të shpjegohen ngjarjet me fjalë që fëmijët mund të kuptojnë
Reduktoni ekspozimin në media: minimizoni ekspozimin e fëmijëve tuaj në mbulimin mediatik të emergjencësh shëndetsore nga COVID-19. Shikimi i imazheve ose dëgjimi i përshkrimeve për të prekurit apo pasojat që ka do të sjell vetëm rritje të ankthit të fëmijëve.
Zgjat dorën: Bisedoni me fëmijët për mënyra se si mund të duke u kujdesur për higjenën personale dhe zbatuar/respektuar rregullat e dhëna, ju ndihmoni jo vetëm veten tuaj, por edhe të tjerët.
Shprehuni nëpërmjet lojës dhe artit: Disa fëmijë mund të mos flasin për ndjenjat dhe frikërat e tyre. Ndihmojini të shprehin se si ndihen me vizatime, lojë, shkrim ose aktivitete të tjera të përshtatshme për moshën./worldvision