Doktoresha shqiptare tregon masat që po ndjek Italia për të luftuar koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktoresha shqiptare e spitalit italian në Ankona rrëfen se çfarë po ndodh brenda spitaleve të Italisë në luftën ndaj koronavirusit.

Ajo shkruan se ka shumë masa dhe strategji që po ndiqen nga shtetit italian. Megjithatë sipas saj, puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjellё që do ta bëjnë Italinë dhe Shqipërinë që ta fitojnë këtë këtë betejë ndaj Covid-19.“Ka shumё masa dhe strategji qё po aplikohen nё kёto momente tё vёshtira nё tё gjithё spitalet e Italisё, por do jetё puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjelltё qё do na lejojnё ta fitojmё kёtё betejё pёrpara sё cilёs ndodhemi tё gjithё ne”, shprehet doktoresha Dhimo, ndërsa falënderon gjithë kolegët e saj shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që po luftojnë në vijën e parë të frontit ndaj koronavirusit.

Për të luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse, Shqipëria dërgoi dje në ndihmë të Italisë 30 mjekë, të cilët do jenë në vijën e parë të frontit për të luftuar Covid-19.

Statusi i plotë:

SOLIDARITET!

Ҫdo ditё mendimet e mia janё per kolegёt, infermierёt, operatorёt sanitarё dhe pёr tё gjithё ata qё janё nё vijё tё parё nё luftёn kundёr Covid-19.

Ka shumё masa dhe strategji qё po aplikohen nё kёto momente tё vёshtira nё tё gjithё spitalet e Italisё, por do jetё puna e palodhur, solidariteti dhe ndihma e ndёrsjelltё qё do na lejojnё ta fitojmё kёtё betejё pёrpara sё cilёs ndodhemi tё gjithё ne.

Shpreh falenderime dhe mirёnjohje ndaj kolegёve tё mi bashkёatdhetarё, tё cilёt po japin kontributin e tyre nё kёto momente brenda dhe jashtё vendit. Nё kёto ҫaste tё vёshtira Shqipёria e vogёl, por me zemёr tё madhe tregoi edhe njёherё virtytet qё e karakterizojnё si: bujaria, mirёnjohja, gadishmёria dhe mbёshtetja ndaj miqve.

Lexo edhe :  Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

Ndihem krenare si kurrё mё parё!

Bashkimi bёn fuqinё!

Ju lutem qёndroni nё shtёpi!

Dott.ssa Sonila Dhima

Dirigente medico SOD ORL

Azienda Ospedaliera Universitaria Ospedali Riuniti di Ancona.

Postimi i doktoreshë Sonila Dhimos është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama në Facebook-un e tij, i cili shkruan se “jeni shumë, superfaleminderit dhe ndjesë që nuk postoj dot më shumë”.

Të fundit

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është...

OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme”...

Realizohet ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit

Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për...

Magazina e veprave penale duhet zbrazur

Ylli Manjani Qasja e disave, përfshi edhe mediat, për t'u marrë me nene konkrete të projekt-kodit është interesante për të bërë lajm.  Mirëpo rreziku është...

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën e saj. Viktima është identifikuar...

Lajme të tjera

Web TV