A i ke marrë leje Ramës për të bërë pazar?/I moshuari: Leje i marr vetëm Zotit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë qytetarët se duke nisur nga kjo javë do të duhet të aplikojnë online ose përmes një sms-je në telefon, për të bërë pazarin vetëm një anëtar i familjes, në qytetin e Lezhës ka të moshuarit kanë dalë nga shtëpitë për të kryer shërbimet e tyre të nevojshme.

Ata janë kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi, por megjithatë ata janë dyndur në qytet.

Shumica prej tyre shprehen se nuk dinë si të aplikojnë, ndërsa të tjerët thonë se nuk kanë marrë përgjigje edhe pse kanë aplikuar prej dy ditësh.

Keni marrë leje për të dalë sot?

Posi more s’kam marrë leje.

Ku e ke marrë lejen?

Tek Zoti.

Keni aplikuar për leje?

Po ore.

Po ku?

Di gjë unë se ku.

Një tjetër qytetar thotë se nuk ka pasur asnjë interesim nga Bashkia edhe për ata të moshuar që jetojnë vetëm.

“Kam bërë aplikimin, në mënyrë absolute nuk më përgjigjet kush. Kam bërë dhe një mesazh, akoma nuk më kanë kthyer përgjigje. Kam dy ditë që e kam bërë këtë punë.

Kam dalë sepse kam shumë nevojat e mia personale. Nuk jam pensionist. Kam dalë të marr disa gjëra që më duhen. Më mbaron një raport mjekësor. Ilaçet nuk mi bie kush, se është ndërprerë rruga nga Itali. Këtu thonë nuk t’i rimbursojmë këto që merr në Itali. Një shtet tjetër mundohet për mua, shteti im nuk çan kokë fare. Bashkia e Lezhës nuk ka ardhur fare, mirë tek unë, por tek të tjerë që janë të vetmuar. Të lutem shumë Bashkia e Lezhës lëvizni nga vendi, mos flini gjumë. Jemi shumë të ngarkuar me problemet e hallet tona familjare”, thotë ai.

Lexo edhe :  Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Për çfarë keni dalë?

Mora ilaçet dhe po iki.

Ke marrë autorizim?

S’kam marrë gjë. Nuk më kanë bërë zë. E dinë që kot nuk dal.

Ke aplikuar për autorizim?

Jo për Zotin s’di me apliku.

Je vetëm?

Jo s’kam kush të mi kryejë shërbimet.

Trotuaret dhe bankat janë të mbushura me njerëz dhe shumica e tyre nuk dinë si të orientohen për të aplikuar për leje, transmeton Neës 24.

Megjithëse në Lezhe ka shkuar në 5 numri i të prekurve me COVID-19, qytetarët vijojnë të ecin të shkujdesur në grupe dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV