Mercenarë apo misionarë? Kabo: Shehu të dalë nga gjendja e “zisë”. Ish-deputeti: Diçka po ndodh me ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori Përparim Kabo dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, janë përfshirë së fundmi në një debat mbi dërgimin e 30 mjekëve shqiptarë në Itali për të luftuar koronavirusin. Kabo thotë se i referohet një postimi që demokrati ka bërë për 30 mjekët dhe që, sipas tij, i quan mercenar. Profesori këmbëngul se mjekët janë në Itali si misionarë dhe i kërkon Shehut që të dalë nga gjendja e të parit çdo gjë zi.

“Mjeku Tritan Shehu shprehet se vajtja me pagesë e mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar, qekërka mercenarizëm… ndaj më duhet t’i jap këtë përgjigje…

Mercenarët shkonin në luftë me pagesë për të vrarë dhe jo për të mbrojtur jetën si po bëjnë mjekët dhe infermierët tanë. Nëse këtë akt human e quani mercenarizëm e para, tregoni se nuk e dini kuptimin e termit dhe e dyta, je cinik ndaj humanizimit që nuk merr leje në sakrificën e vet… Kush nuk e bën dot atë që bën kolegu, mbetet vetëm të flasë. Zoti Shehu, ju jeni zv.rektor në një universitet që ka degë mjekësie dhe infermierie.

A mund të na thoni cili është kontributi i tyre së paku në Shqipëri, por edhe në Itali se pjesa më e madhe e tyre janë student italianë.

Po si mendoni ju, familjet e mjekëve dhe infermierëve pa rrogat e familjarëve të tyre me çfarë do jetojnë?

Kam vënë re se ju gjithçka e shihni vetëm zi… ju bëj thirrje publike të dilni nga kjo gjendje. Nuk ju bën nder.

Ju psh, ju personalisht, pikërisht ju pse nuk shkoni në Itali të ndihmoni pa pagesë kështu nuk do jeni mercenary dhe as cinik… Ju se bëni dot këtë. Ju punoni on line vetëm duke sulmuar punën që bëjnë të tjerët, e cila ka të meta dhe gabime, por ama punohet. Shko një ditë të vetme te Tritan Kalo e Lul Kraja, rri një turn së paku, dhe të shohim kontributin tuaj. Veprat mbeten”, shkruan Kabo.

Por këtij komenti i është përgjigjur vetë Tritan Shehu, i cili ndodhet në qendër të kritikave të Kabos. Ish-deputeti mohon që t’i ketë quajtur mjekët mercenarë dhe për këtë i dërgon edhe njëherë statusin e plotë.

“Përparim, nuk po e kuptoj çfarë po ndodh me ty së fundmi, ke vështirësi në lexim apo…!? Sidoqoftë, për saktësi po të bashkëngjis postimin tim që i “referohesh”. Lexoje me kujdes e do bindesh që është e kundërta e asaj që ti shkruan:

Lexo edhe :  Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

“Keta misionare solidariteti nuk i dergoi Rama, por koshienca e tyre!

Ka nje keq perdorim cinik ne teatralitetin e Qeverise me vendimin tejet human, ndjenjen solidare te atyre 30 mjekeve e infermiereve, qe me vullnet te lire vendosen te nisen drejt Italise, duke u bere keshtu shprehje e ndjenjave te nje populli, qe i dhimbur nga tragjedia italiane, nuk mund te qendroje duar lidhur.

Paradoksalisht ne te gjithe ate ceremoni, te vetmin qe shqiptaret identifikuan e degjuan ishte Kryeministri e ndonje minister i tij, protagonistet e vertete te kesaj inisiative u vendosen qellimisht ne “hije”, larg, pa fytyra, pa emra e pa ze.

Ata nuk i dergoi ne Italine mike Rama, as “pagesa” e Qeverise sic kerkohet per turp te evidentohet nga burimet qeveritare, ata nuk po shkojne aty si mercenare, por si misionare te lire drejt atij vendi e populli kaq afer nesh ne histori, sot dhe neser, qofte edhe ne kete perpjekje per te perballuar epidemine.

“Clirimi” i Italise nga kjo e keqe eshte edhe fitorja e jone, garanci per suksesin tone, sepse dhe kjo lufte eshte e perbashket.

Pershendetjet me te ngrohta atij grupi misionaresh, jo thjesht ne beteje me virusin, por edhe si nje deshmi e asaj qe na bashkon me ate vend e popull!”

E ke në fb tim, mund ta verifikosh”, replikon Shehu.

30 mjekët shqiptarë mbërritën në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në përballjen me COVID-19, që i ka marrë jetën me mijëra italianëve.

Në fund, Kabo është tërhequr nga një pjesë e kritikave për Shehun:
Te nderuar miq me duhet te bej nje sqarim…prof Shehu ka perdorur vetem termin cinizem qeveritar.Ne dialog me nje mik.eshte pedorur edhe termi mercenarizem por jo nga prof Shehu.
Per te larguar cdo keqkuptim i kerkoj ndjese prof Tritan Shehut per nje gje te cilen se ka thene por une shpjegoj termin…Une kam kurajen te kerkoj falje publike prof dhe shqetesimin qe i kam krijuar nga ky keqkuptim…pjesa tjeter e shenimit tim mbetet…
Pkabo 30 mars 2020

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV