Lufta ndaj Covid-19/ Ambasada e SHBA jep lajmin, ja ç’bën për ushtrinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se përtej vëmendjes në luftën ndaj koronavirusit, SHBA vazhdojnë të mbëshështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera.

Ambasada e SHBA-ve njofton se ka krijuar klasa, që do të përdoren: “nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze, e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore”.

Mesazhi i ambasadës amerikane:

Ndërsa vëmendja jonë kryesore në këto çaste mbetet në luftën ndaj COVID-19, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe në fusha të tjera. Klasat në foto u krijuan nëpërmjet një dhurimi nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes. Pasi të rihapen, këto klasa do të përdoren nga forcat ushtarake shqiptare për të mësuar gjuhën angleze, e cila do t’i ndihmojë të jenë më të përgatitur dhe ndërveprues në misionet e tyre me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s, do t’u mundësojë pjesmarrjen në trajnime të ardhshme, si dhe do të ndikojë mënyrën e tyre të mendimit, luftimit dhe trajnimit drejt një qasjeje më perëndimore. Ky dhurim është pjesë e programit për “Trajnimin e Gjuhës Angleze”, që Departamenti i Mbrojtjes ka mbështetur prej vitesh tashmë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë një aleate më e fortë në NATO, dhe kjo mbështetje vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë edhe kur ky moment i vështirë të ketë kaluar./Fjala.al/

Lexo edhe :  "Tedi Blushi, fansi i garderobës sime"/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Të fundit

Dueli Gjeli-Manja, a është nisja e një përplasjeje me ‘Republikën e Prokurorëve’?

Nga Ylli Pata Kërkesa për inspektim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, është rasti i parë i një përplasje zyrtare të...

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Gjashtë muaj pas debutimit të saj në Evropë, limuzina e re 6e i Mazdës po mbërrin në sallone. Në Evropë, Mazda 6e shitet ekskluzivisht si...

Politika në zi! Mbyll sytë përgjithmonë anëtari i njohur i partisë demokratike

Inxhinieri dhe kryetari i Partisë Demokratike në shumë komisione, Nikollaq Zisi është ndarë nga jeta këtë të premte. Lajmin e trishtë e ka dhënë...

Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është rreth një milion gigabitë çdo...

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori...

Lajme të tjera

Web TV