UEFA mblidhet të mërkurën, çfarë pritet të ndodhë me vijimësinë e sezonit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA ka bërë me dije se të mërkurën do të organizojë një mbledhje me 55 federatat e saj për të bërë përmbledhjen e situatës pas ndalesës totale të detyruar nga emergjenca e koronavirusit.

Në rend kryesor të ditës parashikohet një përditësim në proceset e bëra nga dy grupet e punës të krijuara dy javë më parë dhe shqyrtimi i opsioneve për të riprogramuar ndeshjet.

Kjo konferencë do të shqyrtojë dhe zhvillimet në të gjitha veprimtaritë e UEFA-s për klubet dhe kombëtaret dhe do t’i vlerësojë sipas nivele të FIFA-s dhe ato europiane çështjet e kontratave të lojtarëve si dhe sistemin e transferimeve.

Duke parë që fatet e Champios dhe Europa League varen thelbësisht nga veprimtaritë kombëtare mundësitë nuk duken të shumta. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ishte shprehur se ishte i gatshëm të kryente dhe një mbivendosje të eventeve nëse kjo do të shërbente për të shpëtuar sezonin, pra që ndeshjet e kampionatit dhe Kupat e Europës të luhen në të njëjtat mbrëmje.

Rruga që sheh fillimisht përfundimin e veprimtarive kombëtare dhe më pas zhvillimin e ndeshjeve të mbetura europiane, rrezikohet të shtyhen shumë më tej në kohë./Fjala.al/

Të fundit

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë...

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të...

Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

Nga Ylli Pata Tani me mbarimin e numërimit të votave të 11 majit është e qartë më shumë panorama elektorale në vend. Partia Socialiste mori...

Pse është Al-Aksa një pikë e nxehtë dhune në konfliktin izraelito-palestinez?

Xhamia e njohur e Al-Aksa shtrihet në zemrën e qytetit të vjetër të Jeruzalemit, mbi një kodër e cila njihet nga hebrenjtë si Har...

Brezi “çfarë më shikon”, në çfarë shoqërie po rritet?

Nga Namir Lapardhaja Përditë kronika e zezë në Shqipëri është e mbushur me lajme ku protagonistë janë adoleshentë dhe të mitur. Ngjarje tragjike që nisin...

Lajme të tjera

Web TV