Covid-19/ Vendimi i rëndësishëm i Google për 1 Prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e Gënjeshtrave (1 prill) është një traditë e përvitshme në të gjithë botën, ku njerëzit dhe brandet nuk ngurrojnë të bëjnë rrengje. Por këtë vit, teksa pandemia Covid-19 ka gjunjëzuar tërë botën, disa kompani po i rishikojnë batutat e tyre.

Google tha se do të heqë dorë nga rituali i saj vjetor i shpërndarjes së shakasë së paramenduar nëpër platformat e kompanisë, në shenjë respekti ndaj të gjithë atyre që po luftojnë ndaj Covid-19, sipas një emaili të brendshëm të siguruar nga Business Insider.

Kompanitë gjigante e përdorin Ditën e Gënjeshtrave si një mundësi marketingu për të bërë reklama me shaka virale. Mirëpo, duket se numri i lartë i të infektuarve dhe të vdekurve nga pandemia Covid-19 ka sjellë sensibilizim tek njëra prej tyre.

Sakaq, teksa shtohen rastet me koronavirus, mashtrimet dhe dezinformatat në formën e teorive veçse rriten në numër. Risjellim në vëmendje se Google, Facebook dhe Twitter janë bashkuar për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së lajmeve të rreme nëpër platformat e tyre.

Lexo edhe:

Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV