Ndihmat e familjeve në nevojë/ Ahmetaj: Nesër fillon shpërndarja e parave “cash”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj është shprehur se nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë një interviste për emisionin “Real Story” në Neës 24, ministri ka thënë se vetëm në biznesin e vogël ka 60 mijë të papunë dhe nga nesër, që konsiston me fillimin e muajit prill fillojnë aplikimet për të marrë paratë cash në llogari bankare.

Ahmetaj deklaron se qytetarët do të marrin një pagë minimale prej 26 mijë lekësh.

“Po patjetër që është për t’u shqetësuar se në finale ka ndaluar jeta ekonomike. Jeta ekonomike është paralizuar prej sulmit të një armiku të padukshëm që kthehet i dukshëm tek të infektuarit të sëmurët, tek qytetarët të punësuarve, sipërmarrësve dhe buxhetit të shtetit. Të tre shtyllat e ekonomisë së qytetarët si punëmarrës, sipërmarrësi si punëdhënës, tatimpagues dhe shteti si investitor. Kanë pësuar goditje serioze në të ardhura dhe po t’i marrësh një nga një të treja shtyllat janë të pakrahaseushme port ë qenësishme. Armikun e quajmë të padukshëm por është i dukshëm në këto që fola.

Shumë qytetarët kanë humbur punën nga ndalimi i lëvizjeve për të ruajtur distancat sanitare që të ndalet përhapja e virusit. Goditja ekonomik është konsekuencë e pashmangshme për vende shumë më të pasura, me strukturë shumë më të shëndetshme, më të përgatitur dhe sërish goditen, gjenden të papërgatitur. Ka sipërmarrje që kanë humbur kontrata, kanë ulur volume e punës së tyre kanë humbur kontrata dhe me jashtë, i është ndalur lëvizja e mallrave. Konsumi është ulur ndjeshëm dhe e gjitha shkon tek rritja ekonomike dhe para 20 ditësh goditja do shkonte përgjysmim i rritjes ndërsa llogaritë tani nëse kemi të njëjtën influencë, Italia, Greqia apo Ballkani, Europa dhe më tej kriza globale përgjysmimi i rritjes është shumë pak nga ajo që parashikojmë tani.”

Lexo edhe :  Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

A pritet recesion ekonomik?

“Ti kthehemi elementit të parë. Parashikuam rritjen ekonomike 3.9. Me rritjen e sulmit të koronavirusit, bëmë një përllogaritje makro dhe parashikuam se do kishim një përgjysmim të rritjes ekonomike. Në përputhje me dinamikën do ketë dhe përgjigje nga qeveria. Ajo që nuk dimë është se sa kohë do zgjasë. Mund të ketë dhe 90 mijë të papunë. Ne monitorojmë ditë për ditë të gjitha lëvizjet që ndodhin në borderotë dhe për ta ndarë me ju në ekonomi qarkullimi të parjavshme. Ka një sërë sipërmarrjes për shkak të uljes së lëvizjes dhe uljes së konsumit që ka humbje të punësimit. Sot gjithë biznesi i vogël që preket nga urdhri 193 ka 60 mijë e 422 të papunë. Që vijnë prej urdhrave dhe janë pjesë e paketës dhe që nga nesër fillon aplikimi dhe të jepen paratë cash. Që janë të punësuar, të vetëpunësuar apo të punësuar pa pagë.”

Të fundit

Tiranë/ Vdes 63-vjeçari Italian 4 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale...

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve,...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV