Yuri Kim, amerikanëve në Shqipëri: Nesër mundësia e fundit për të udhëtuar në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane vijon të përditësojë informacionet në lidhje me qytetarët amerikanë në Shqipëri të cilët duan të udhëtojnë drejt vendit të tyre.

Në videon e shpërndarë ambasadorja Yuri Kim shprehet: “Përshëndetje! Jam ambasadorja Yuri Kim dhe kam një mesazh për amerikanët në Shqipëri. Javën e kaluar unë iu thashë se kishte vetëm një fluturim komercial në dispozicion. Sot, unë dua t’ju informoj se nuk ka asnjë fluturim komercial që niset nga Tirana. Ka pasur udhëtime me avionë charter dhe i fundit prej tyre do të niset nesër me 1 prill.

Nëse dëshironi të jeni në atë avion, nëse nuk jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, iu lutemi të na kontaktoni menjëherë në mënyrë që t’iu ndihmojmë. Shërbimi për qyteratë amerikanë është këtu për juve që të sigurohet se ju jeni të sigurtë, të informuar dhe të shëndetshëm dhe në rast se dëshironi të ktheheni në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur. Siguria juaj mbetet shqetësimi ynë kryesor. Prandaj, nëse mund t’iu ndihmojmë, ju lutem që të na kontaktoni menjëherë, që ne të mund t’ju ndihmojmë sa jemi ende në kohë dhe kemi edhe një mundësi. Faleminderit dhe qëndroni të mbrojtur.”

Të fundit

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e...

Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf...

Në Shqipëri e lanë pa punë/ Ardian Koçi merr çmimin “Njeriu i vitit 2025” në Gjermani

Ardian Koçi, ish-drejtori "heroik" i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ka marrë çmimin "Njeriu i vitit 2025" nga fondacioni gjerman "EuroNatur". Pasioni dhe puna e tij...

U ofronte punë të pastrehëve e më pas i vriste, arrestohet 37-vjeçari

Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim penal ndaj një burri të dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e të paktën 5 personave në shtëpinë e...

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur...

Lajme të tjera

Web TV