Britani/ Rritet me 50 për qind shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkalla e vdeshmërisë prej koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 50 përqind, pasi 563 njerëz vdiqën në ditën më vdekjeprurëse deri më tani në Britani- duke e çuar në total numrin e viktimave në 2.392.

Rastet pozitive me Covid-19 në Britani janë rritur gjithashtu me 29.474 njerëz të infektuar, nga 25.150 që ishin dje. Departamenti i Shëndetësisë, konfirmoi sot se numri i të vdekurve në vnd është rritur në 2.352 – një rritje prej 31 përqind, duke shënuar kësisoj rritjen më të madhe ditore.

Megjithë 40 vdekjet e tjera që janë shënuar jashtë spitalit – numri total i të vdekurve në Britani shkon në 2.392. Kjo vjen pasi numri i të vdekurv është dyfishuar nga 180 të hënën në 381 dje. Uellsi pati sot një rritje të madhe me 29 të vdekur – duke e çuar në 98 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga Covid-19.

Në Skoci pati sot 16 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 76. Shifrat për Anglinë dhe Irlandën Veriore, nuk janë publikuar ende. U deshën 17 ditë që vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar të shkonin 200. Por u deshën vetëm 11 ditë të tjera, që të shkonin 2.000.

Numri i personave të testuar me sëmundjen vdekjeprurëse në Britani i ka kaluar 150.000. Kjo vjen pasi një djalë 13-vjeçar u bë viktima më e re e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ndërroi në “King’s College Hospital” në Londër të hënën. Ismail Abduluahab, 13 vjeç, nga Brikston në Londrën Jugperëndimore, nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

Fatkeqësisht, nëna e tij dhe 6 motrat nuk mundën të ishin pranë tij në momentet e fundit, për shkak të frikës së ngjitjes së virusit vrasës. Një burim tregoi sot për “The Sun” se si adoleshenti që ishte shumë i shëndetshëm, kishte shfaqur më 23 mars simptomat e para të Covid-19.

Tre ditë më vonë, gjendja e Ismailit u përkeqësua dhe ai u dërgua në spital, ku mjekët e vendosën në një ventilator. Burimi tha se të premten ai rezultoi pozitiv me Covid-19, dhe më pas ra në gjendje kome të induktuar. I riu vdiq të hënën më datën 30 mars në orën 3 të mëngjesit nga një atak kardiak.

Lexo edhe :  Po bëhej gati të ngrihej në fluturim/ Avioni përfshihet nga flakët, evakuohen pasagjerët

Shumë dashamirës, i kanë dhuruar familjes së Ismailit 50.000 paund, për ta ndihmuar në pagimin e shpenzimeve të funeralit. Kjo ishte tragjedia e dytë që e goditi familjen, pasi babai i Ismailit humbi kohët e fundit betejën e tij me kancerin.

Miku i familjes Mark Stefenson, drejtor në ”Madinah College” në Brikston, konfirmoi se i riu nuk vaunt nga asnjë sëmëundje tjetër. Duke folur sot për “Good Morning Britain”, ai tha:”Një nga aspektet më të trishtuese në këtë histori, është se ai vdiq vetëm.

“Kur dikush ka këtë infeksion, ai duhet të qëndrojë në izolim, dhe është shumë e vështirë që një nënë të mos gjendet pranë djalit të saj kur ai është i sëmurë. Normalisht, një nënë duhet të jetë në shtratin e tij, duke qëndruar gjatë gjithë natës në spital”- tha ai.

Pas rastit të një kuzhinieri shumë të shëndetshëm, që ndërroi jetë më 24 mars për shkak të koronavirusit, Ismail është adoleshenti i dytë që vdiq nga koronavirusi në Londër. Luka Di Nicola, me origjinë nga Italia, por që jetonte në Londrën e Veriut, është një nga viktimat me moshë më të re në Britaninë e Madhe nga Covid-19, pa pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Javën e kaluar i riu kishte shfaqur simptoma të koronavirusit, dhe ishte vizituar tek mjeku i familjes. Raportohet se atij iu dha paracetamol, dhe ju tha se nuk kishte “asgjë për t’u shqetësuar”.

Por gjendja e tij u përkeqësua, dhe ai shkoi me urgjencë në “Spitalin North Middlesex”, teksa buzët e tij u mavjosën dhe ai u rrëzua përtokë. I riu ndërroi jetë ditën tjetër. Babai i tij Mirko Di Nikola tha për gazetën “La Repubblica”, se pas kësaj ngjarje ai mori marrë një letër nga “North Middlesex Hospital”, ku konfirmohej se djali i tij kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. I dërrmuar nga dhimbja ai u shpreh:”U prehsh në paqe engjëlli im i vogël, vazhdo të fluturosh. Ti do të jesh në shpirtrat tanë”.

S.T

Të fundit

‘Krim që bashkon zyrtarët’/ Braçe denoncon zaptimin e hapësirave publike: Do flas…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur zërin për atë që ai e cilëson si një grabitje të...

“Fushatë me muzikë, balerina e show!”/ Dash Shehi si kursen kritikat: Jemi lodhur!

Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale të saj, teksa 11 maji po afron. Zgjedhjet parlamentare pritet të nxjerrin një parlament të ri, ku...

Atentati në Lundër/ Ja pse asnjëri nga 4 personat nuk ishin shënjestra

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona. E ftuar në një emision...

Edi Rama apo Sali Berisha?/ Ja kë preferojnë shqiptarët si kryeministër sipas sondazhit

ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në një emision televiziv, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar...

‘Më varrosni në tokë, pa zbukurime të veçanta’/ Hapet testamenti i Papa Françeskut

Është bërë publik testamenti i Papa Françeskut, i shkruar në vitin 2022, ku ai ka lënë udhëzimet e tij të qarta për çfarë duhet...

Lajme të tjera

Web TV