‘Dashuri në kohë koronavirusi’, nga mesazhet me dron tek shkrimet gjigande! FOTOT që po ‘çmendin’ rrjetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izolimi nga koronavirusi duket se nuk po e ndalon djalin e ri Jeremy Cohen që t’i fitojë zemrën vajzës që pëlqen.

Fotografi romantik me bazë në New York nuk ka fituar vetëm dashurinë e fqinjës së tij Tori, por edhe të gjithë ndjekësi në mediat sociale që kanë klikuar mbi 8 milionë herë videon e tij.

Kjo është për shkak se 28-vjeçari filmoi veten duke realizuar një takim të pazakontë me fqinjën e tij, pasi i dërgoi me dron numrin e telefonit. Ishte kupidi i dashurisë që shigjetoi dy të rinjtë, ndërsa ndodheshin në karantinë.

Rastësisht Jeremy pa fqinjën e tij me emrin Tori, të kërcente në ballkonin ngjitur, dhe menjëherë pati një shkëndijë dashurie. Ai filloi ngacmimet e tij, ndërsa Tori i dha numrin e telefonit dhe filluan bisedat e gjata me FaceTiming.

“Unë isha duke punuar në një seri fotografish nga banesa ime, në çatinë e shtëpisë time. Në këtë moment vura re Torin duke vallëzuar. Ne shkëmbyem shikimet me njëri-tjetrin dhe unë ndjeva diçka..doja të lidhesha me të. Në këtë moment shkruajta numrin tim dhe ja dërgova me dron asaj. Isha pak nervoz…Dita jonë e parë kaloi për mrekulli, ne po njihemi dhe është mjaft e lehtë të bisedosh me të.”- u shpreh Jeremy Cohen.

Featured image of article: Mesazhe me dron dhe flluska gjigande, çifti i të rinjve dashurohen në karantinë! FOTOT e takimeve të pazakonta ‘çmendin’ rrjetin

Me restorantet në Neë York-ut të mbyllura, Cohen projektoi një darkë dixhitale. Ai hëngri një darkë nga ballkoni, ndërsa Tori në çatinë e saj. Të veshur me të bardha dhe me lule në tavolinë, secili shijoi darkën e shtruar në tryezat e tyre, ndërsa bisedonin së bashku nga distanca.

Në një seri klipesh të postuara fillimisht në TikTok, Jeremy Cohen dokumentoi daljet e tij të me fqinjin që i kishte rrëmbyer zemrën, të cilat i quajti “karantinë e lezetshme”.

Të fundit

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa...

E qëllimshme apo aksidentale?/ Motorët e Air India me 270 viktima u fikën nga pilotët

Hetimi për rrëzimin e avionit të Air India, i cili vrau 270 persona muajin e kaluar, po përqendrohet në veprimet e pilotëve të avionit....

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Nga Ben Blushi Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante...

100 milionë euro, ja kush është mbretëresha e papritur e merkatos në Serie A

Como është përsëri mbreti i merkatos në Itali, një klub që vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për t’i siguruar Cesc Fabregas një skuadër...

Hataja në Kryesinë e Kuvendit

Nga Agron Gjekmarkaj Lëvizje të çuditshme u panë në kryesinë e Kuvendit! Njerëzit nuk dalloheshin kush ishin, të veshur me rroba ushtarake nga ato të vjetrat,...

Lajme të tjera

Web TV