50 artistë spanjollë kanë bashkëpunuar së fundmi në distancë për të injektuar doza të larta optimizmi dhe energjie, në një kohë kur bota është gjunjëzuar nga koronavirusi.
Këtë të mërkurë u publikua versioni i ri i këngës “Resistire” nga Dynamic Duo, jo vetëm për t’i dhënë zë shpresës, por edhe për të mbledhur fonde në ndihmë të organizatës humanitare Caritas.
Të ardhurat e përftuara nga kënga “Resistere” do t’i adresohen 1.3 milionë njerëzve në fronte të ndryshme, siç janë të pastrehët dhe shtëpitë e pleqve.
Këngëtarja Vanesa Martin u shpreh për mediat vendase se është motivuar së tepërmi nga prindërit e saj, të cilët i ka punonjës spitali.
“Nuk doja të rrija duarkryq. Nga prindërit e mi, të cilët punojnë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e një spitali, jam në dijeni të mungesës së materialeve mbrojtëse. Duke i parë të ekspozuar ndaj një virusi kaq ngjitës, ishin pikërisht ata të cilët më motivuan të kontribuoj”-tha Vanesa Martin.
50 artistët spanjollë nuk kanë ngurruar të përfshijnë në kauzë edhe disa prej etiketave më të rëndësishme në industrinë e muzikës, si Universal Music, Sony, Warner dhe Altafone.
Fjala.al