Koronavirusi, shkak për pezullimin e pelegrinazhit të Haxhit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mes të pasigurisë për jetën nga Covid-19, Arabia Saudite u ka kërkuar myslimanëve që të mos nxitojnë për prenotimin e udhëtimit drejt pelegrinazhit të Haxhit, duke lënë të kuptohet se ekziston mundësia që mos të mbahet si çdo vit.

Teksa dy milionë njerëz pritet të udhëtojnë përgjatë korrikut dhe gushtit për në Mekë dhe Medinë, ministri i Haxhit, Mohamed Banten, tha se mbretëria është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve.

Në rrethanat aktuale, ndërsa ne po flasim për pandemi globale, nga e cila kemi kërkuar nga Zoti që të na shpëtojë, mbretëria është e prirur të mbrojë shëndetin e myslimanëve dhe qytetarëve”-u shpreh ai, duke shtuar se janë inspektuar të gjitha hotelet që janë përdorur për  të akomoduar njerëz që synonin pelegrinazhin e vogël Umra.

Ndërsa këtyre të fundit, sipas tij, u është kërkuar që të izolohen, në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi. Umra është pezulluar tashmë si një masë paraprake në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit, që ka infektuar deri më tani të paktën 1.563 njerëz dhe u ka marrë jetën 10 njerëzve në vend.

Njerëzit po ndalohen gjithashtu të hyjnë në Mekë dhe Medinë, si dhe në kryeqytetin Rijad.

Çfarë është Haxhi, pelegrinazhi i shumë myslimanëve anembanë botës

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, një akt që myslimanët duhet të kryejnë të paktën një herë nëse janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje për të udhëtuar në Arabinë Saudite. Pelegrinazh pesë ditor i ndërmarrë në qytetin e shenjtë të Mekës, me një veshje të bardhë e të posaçme, njohur si ihram. 

Festimet e Haxhit zhvillohen ndërmjet ditës së tetë dhe trembëdhjetë të Zilhixhes, muaji i dymbëdhjetë i kalendarit Islam. Gjithashtu edhe Kurban Bajrami është në ditën e dhjetë të këtij muaji. Kjo festë zhvillohet për nder të aktit të profetit Ibrahim, i cili u testua nga Allahu për të sakrifikuar djalin e vetëm si provë ndaj besnikërisë ndaj tij, akt ky i cili u ndalua nga Zoti duke e zëvendësuar me sakrifikimin e një dhie.

Fjala.al

Të fundit

Rrugëtimi i një Diplomati: Një Jetë mes Urave dhe Kufijve

  Nga Arben Cici   Vjen një moment në jetë kur njeriu duhet të zgjedhë një rrugë, një shteg që do të...

Misioni i OSBE-ODIHR nis punën, 300 vëzhgues/Monitorojnë edhe fushatën në rrjetet sociale

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka nisur punën në Tiranë. Ambasadori Lamberto Zannier në një konferencë për mediat tha se...

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo

Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri...

Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe

Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe. Trupi i studentes shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që...

Mediat britanike ‘nota negative’ për shqiptarët: Po tallen me paratë e britanikëve

Një shrkim me nota negative për 2 emigrantë shqiptarë është botuar që pasi kanë kaluar nëpërmjet udhëtimit me gomone janë strehuar në një nga...

Lajme të tjera

Web TV