SHBA bën parashikimet, do ketë 100-240 mijë vdekje nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë parashikon se 100,000 deri 240,000 njerëz në Sh.B.A do të vdesin nga pandemia e koronavirusit nëse vazhdojnë të ndiqen masat distancuese sociale.

Parashikimet u prezantuan gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Amerika duhet të përgatitet për të patur të paktën 100 mijë të vdekur nga koronavirusi gjatë muajve të ardhshëm, paralajmëroi ekipi i punës së Shtëpisë së Bardhë. Parashikimet sugjerojnë se, nëse nuk do të ishin vendosur masa e distancimit social në të gjithë vendin, do të kishin vdekur, 1.5 milion deri në 2.2 milion njerëz.

“Sigurisht, ky është një parashikim bazuar në të dhënat e asaj që ndodhi në Itali dhe duke parë të gjitha modelet. Siç e pamë në prezantim, këto janë parashikimet tona, nga 100 deri në 200 mijë. Ne vërtetë besojmë dhe shpresojmë çdo ditë se mund ta përballojmë më mire situatën, pasi kjo shifër bazohet në presupozimin se jo çdo amerikan do të bëjë 100 përqind të përpjekjeve që na kërkohen. Por unë mendoj se kjo është e mundur”, tha Dr Deborah Birx.

Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë tha se numri i vdekjeve pritet të rritet me shpejtësi.

“Do të shohim një trajektore të mprehtë të vdekshmërisë nga virusi. Ajo do të rritet dhe pastaj do të bjerë dhe rënia do të jetë më e ngadaltë sesa rritja. Dhe ky është problemi i vërtetë – sa mund ta ulim numrin e vdekjeve.”

Presidenti Trump tha se amerikanët duhet të jenë “të përgatitur për ditë të vështira përpara”, në betejën kundër koronavirusit.

“Dua që çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditët e vështira që na presin. Do të kalojmë dy javë të vështira dhe pastaj shpresojmë, siç parashikojnë edhe ekspertët, dhe unë pasi e kemi studiuar shumë këtë situatë, do të fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Por do të jenë dy javë shumë të dhimbshme, shumë, shumë të dhimbshme”, tha presidenti.

Lexo edhe :  Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Nju Jorku vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, me rreth 1.550, shumica e tyre në qytetin e Nju Jorkut, i cili pret që gjërat të keqësohen shumë gjatë javëve të ardhshme./VOA

Të fundit

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër...

Lajme të tjera

Web TV