U çoi ushqim njerëzve, Olta Xhaçka përfundon në SPAK/Alibeaj: Ja si u bë tenderi pa garë 1.5 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike do të dorëzojë ditën e sotme në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Akuza lidhet me tenderin pa garë 1.5 milionë euro të ushqimit.

Për këtë çështje, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se këtu kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në një situatë krize, ku është bërë imediate qëndrimi afër shtresave në nevojë.

Jo vetëm ndaj ministres Xhaçka, ndaj gjithë mekanizmit dhe gjithë institucioneve që janë përfshirë në këtë proces. Kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në një situatë krize, ku është bërë imediate qëndrimi afër shtresave në nevojë. Këtu shkohet përtej ca shkeljeve ligjore rutinë që kjo qeveri ka bërë. Që në momentet e para kur kjo pandemi ra dhe në vend, një nga kërkesat e para të opozitës ishte që duhet të merrte masa të menjëhershme në kohën e duhur për të plotësuar minimumi nevojat e rezervës ushqimore për familjet në nevojë. Ndodhi që pas shumë ditësh, filloi një procedurë tenderimi me një shumë që është vërtetë e madhe për nevojat që sot vendi ka, 1.5 mln euro. Në Shqipëri ka rreth 32 mijë kompani që merren me furnizimin e mallrave ushqimorë. Shkojnë e zgjedhin një kompani që nuk është shqiptare por nga Maqedonia e Veriut dhe që nuk kishte pasur asnjë lloj eksperience në ofrimin e mallrave ushqimore. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion”, deklaroi Alibeaj.

Sipas tij, PD do të ndjekë rrugët institucionale dhe se nuk mund të heshtë kur vidhen paratë e shqiptarëve.

“E vërteta i shërben kujtdo. Nuk është çështje akuzash, qeveria duhet të tregojë kujdesin maksimal sidomos në një situatë të tillë krize. Në fund të fundit janë paratë e shqiptarëve që duhet t’i organizojnë sa më mirë.

Lexo edhe :  SHBA/ Sëmundja më infektive në botë godet qytetin me 8 mln banorë, 2 fëmijë të vdekur

Nuk mund të heshtim kur vidhen paratë e shqiptarëve, buka e shqiptarëve. Ne ndjekim rrugët institucionale, deklarimet, konferenca, bërjen publike të fakteve, kallëzimin dhe pastaj shpresojmë dhe do të besojmë që ato mjete të shtetit të së drejtës do të veprojnë. Këtë lloj rruge do të ndjekim”, deklaroi Alibeaj për News 24.

Të fundit

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, u zbuluan dhe...

Zbulohen dokumentet sekrete, pse filloi sulmi i 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit?

Udhëheqësit kryesorë të grupit palestinez Hamas nisën sulmin e tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me qëllim që të pengonin negociatat e paqes...

Lajme të tjera

Web TV