Një 52 vjeçare është sjellë me urgjencë te spitali Infektiv, pasi dyshohet se është e prekur nga koronavirusi. Ajo është nga qyteti i Elbasanit ku numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 8 raste, ku janë infektuar edhe tre pjesëtarët e një familjeje.
Bëhet fjalë për 52-vjeçaren dhe dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjeçe, ndërsa i ati i tyre ka rezultuar negativ, raporton BW.
52-vjeçarja e infektuar, e cila vuan edhe nga diabeti, është punonjëse e një banke të nivelit të dytë me një staf prej të paktën 23 punonjësish.
Pas testit të kryer, ka rezultuar se gruaja që punon në bankë dhe dy vajzat e saj rezultuan pozitive.
3 rastet më të reja në Elbasan të prekur nga infeksioni dyshohet se dy javë më parë kanë pasur kontakt me persona të tjerë të konfirmuar pozitivë më parë.
52-vjeçarja është dërguar në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa pjesëtarët e familjes së saj ndodhen në karantinë.
Ndërkaq, nga kryerja e testit te rreth 60 personave të dyshuar në gjithë Elbasanin, deri tani kanë rezultuar negativë.