Edhe SHBA në krizë/ Trump: Pajisjet mjekësore mbrojtëse janë drejt fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka pranuar se rezervat kombëtare të pajisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga COVID-19 pothuajse kanë përfunduar.

Ai konfirmoi këtë lajm ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë shënuar  mbi 900 të vdekur, numri më i lartë i viktimave nga virusi brenda një dite.

Sipas të dhënave, Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi në botë mbi 209 mijë, ndërsa të vdekurit kanë arritur në mbi 4,600.

Epiqendra e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, është Nju Jorku de guvernatori Andrew Cuomo është shprehur se mund të ketë deri në 16 mijë të vdekur nga epidemia. Deri tani në shtetin e Nju Jorkut ka rreth 84 mijë të infektuar dhe afro 2 mijë të vdekur.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump ka theksuar se administrata e tij po konsideron kufizime të mëtejshme për udhëtimet e brendshme “mes pikave të nxehta”, në përpjekje për të luftuar epideminë. Megjithatë Trump ka refuzuar idenë për një urdhër mbarëkombëtar për të ndaluar lëvizjet në Shtetet e Bashkuara.

Të fundit

Britania kritikon ashpër Izraelin: Të tmerruar nga ajo që po ndodh në Gaza!

“Ajo që po shohim në Gaza është e papranueshme, absolutisht e patolerueshme. Nuk mund të lejojmë që palestinezët të vdesin nga...

Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe do shitet me 87.6 lekë. Ndërkohë...

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se xheniot kanë kryer shpërthimin e...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Gjendet eksploziv pranë “Velierës” në Durrës, në afërsi të banesës së Vangjush Dakos

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe...

Lajme të tjera

Web TV