I pastrehë dhe në “shtetrrethim”, si po mbijeton 58-vjeçari

Teksa ende nuk dihet se kur do të marrë fund gjendja e luftës me armikun e padukshëm, të parët që i ndjejnë pasojat sociale-ekonomike janë personat e pastrehë. Një ndër ta është edhe një 58-vjeçar, i gjetur në rrugë nga kamera e Gazetës Fjala.

Ai ka treguar se përse nuk po e zbaton urdhrin për të qëndruar në shtëpi.

Idrizi rrëfen se prej vitesh streha e tij është një Dum Dum dhe se nuk ka asnjë mbështetje nga institucionet.