Koronavirusi/ DW zbulon sa vlen përdorimi i maskave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë?

Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona. Shumë vende po ndjekin tani shembullin e Kinës. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani.

Sidoqoftë, rregulla të tilla nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, por për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë person që mban maskë.

Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen një përhapës të mundshëm të virusit. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri.

Maskat kirurgjikale

Maskat e thjeshta kirurgjikale i shihje dikur t’i përdornin vetëm mjekët dhe infermirët në sallat e operacionit. Ata i mbajnë ato që në rast se kolliten apo teshtijnë të mos infektojnë pacientët në tryezën e operacionit.

Kjo barrierë mekanike ka efekt vetëm kur përdoret për një kohë të shkurtër. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë ato çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset.

Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë edhe kur na kruhen.

Lexo edhe :  Zhduket 48-vjeçarja në Tropojë, policia arreston burrin! Dyshohet se…

Maskat FFP

Maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme kanë aftësi filtruese më të mirë. Këto maska përdoren edhe në spitale, kur personeli ka të bëjë me sëmundje tejet infektive. Veç maskave FFP personeli mjekësor përdor edhe syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Maskat FFP (filtering face piece) ndahen në tri kategori. Maskat e kategorisë FFP-1, që përdorin zakonisht marangozët apo muratorët, janë më të mira se maskat kirurgjikale, por nuk të mbrojnë prej viruseve.

Prej aerosoleve, viruseve, bakterieve apo sporeve të mbrojnë vetëm maskat e kategorisë FFP-3.

Jo vetem maskat FFP-3

Maskat FFP-3 mund të të mbrojnë edhe prej sëmundjeve mjaft infektive si tuberkulozi apo fruthi, por edhe ato të mbrojnë vetëm në rast se kombinohen me syze mbrojtëse, doreza dhe veshje njëpërdorimshme.

Po ashtu të rëndësishme janë edhe dezinfektimi i mjedisit si dhe larja sistematike e duarve. Personeli mjekësor që përdor maska të tilla si dhe veshjet e tjera mbrojtëse tregon një kujdes të jashtëzakonshëm gjatë veshjes dhe zhveshjes së tyre./DW

Të fundit

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Lajme të tjera

Web TV