“Nga Covid-19 kanë vdekur vetëm 9 vetë”, Zaloshnja ‘rrëzon’ shifrat zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Eduard Zaloshnja ka thënë mbrëmjen e sotme se koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 9 personave në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër e viktimave sipas tij kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve dytësore, në një kohë që numri i tyre sipas shifrave zyrtare ka shkuar në 16 viktima.

Nga emisioni ‘Real Story’ Zaloshnja deklaroi se dhe OBSH për rastet me koronavirusit, përdor si shkak parësor virusin dhe dytësor, problemet shëndetësore.

“Krahasimi i kësaj periudhe që është e veçantë s’ka ndodhur kurrë. Të gjithë njerëzit të mbyllen në shtëpi, është rasti i rrallë. Të marrim këto 3 javë, do të shohim që s’kemi vdekje nga automobilat, apo nga gripit. Gjithsej 16 vdekje kemi të deklaruara nga COVID. Në 20 vitet e fundit në këto 3 javë, njerëzit kanë lëvizur me makina, kanë ikur në punën. 240 njerëz vdesin në vit në Shqipëri.

Klasifikimi i të dhënave për vdekjet ndjek një udhëzim të OBSH-së, që zbatohet me rigorozitet në vend dhe kategoritë janë të detyruara t’i jepen OBSH. Për Covid përdoret si shkaku parësor që është virusi, dytësor mund të jetë një problem shëndetësor. Pasi përcaktohet shkaku parësor, shihet nëse personi ka pasur probleme të tjera që i shkaktuan vdekjen. Virusi ka shkaktuar 9 vdekje në Shqipëri, por nuk mund të themi se nuk mund të kenë pasur probleme të tjera me shëndetin. Këto të dhëna, po të futesh në ISHP i ka të detajuara nga se kanë vdekur.”- u shpreh Zaloshnja./Fjala.al/

Të fundit

Kundër “arrestit me burg”, Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në...

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

Lajme të tjera

Web TV