Çfarë janë Corona-Bondet që kanë kthyer kundër Veriun dhe Jugun në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një letër botuar të martën në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, disa presidentë rajonalë dhe kryetarë bashkish të Italisë i bëjnë thirrje Gjermanisë të tregojë solidaritet me Italinë. Ata i kujtojnë Gjermanisë se me Marrëveshjen e Londrës së vitit 1953, Gjermanisë iu falën borxhet e Luftës së Dytë Botërore, dhe në shtetet nënshkruese të deklaratës ka qenë edhe Italia.

Kjo thirrje nga Italia është e fundit në debatin e hapur në Bashkimin Evropian për mënyrën se si duhen mbështetur shtetet më të varfra të jugut të Evropës për të përballuar pasojat ekonomike e shëndetësore të virusit Corona.

Debati ka të bëjë me faktin se a duhet të hyjnë për këtë në borxh të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, apo mbështetja të jepet me forma të tjera. E thënë ndryshe: a duhet të mbështeten këto shtete me Euro-bonde, të quajtura në këtë rast Corona-bonde, me të cilat për borxhet që do të merrte p.sh. Italia do të hynin në borxh të gjitha shtetet e BE. Këtë e kërkojnë kryesisht vendet e “Klubit të Mesdheut”: Italia, Spanja, Franca, gjithsej nëntë shtete të BE.

Apo duhet të ndihmohen shtetet në nevojë me kredi shumë të favorshme tepër afatgjata nga ombrella e Euros, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, ESM. Me ESM-në shtetet mbajnë përgjegjësi vetëm për depozitat e tyre, jo për ato të tjerëve. Rrugën përmes ESM e mbështesin vendet më të pasura të Veriut të Evropës: Holanda, Gjermania, Austria e Finlanda.

Pse i kundërshton Veriu i Evropës Corona-Bondet?

Italia e Spanja kërkojnë që shtete si Gjermania t’i ndihmojnë tani jo ndryshe, por duke hyrë edhe ato në borxh, me letra me vlerë me interesa fikse, pra me Corona-bonde. Në fund të fundit  përballë “rrezikut simetrik” nga virusi për të gjitha vendet, askush nuk mund t’i akuzojë italianët se ndodhen në krizë prej keqmenaxhimit të tyre.

Kjo është e vërtetë, por këtu ndërhyn konstrukti i papërfunduar i shtëpisë evropiane. Gjermania dhe shtete të tjera nuk kanë të drejtë të kontrollojnë mënyrën si do të përdoren paratë e Corona-bondeve. Sepse politika financiare e një shteti anëtar të BE është kompetencë nacionale. Dhe përbetimet që vijnë nga Jugu i Evropës se paratë e Corona-bondeve, një masë e një hershme, do të përdoren vetëm për pasojat e virusit, në Veri respektohen, por mbeten fjalë. Frika është se Italia preferon Corona-bonde pikërisht pasi kur me to për borxhet përgjigjen shumë shtete, Italia nuk do të “kryqëzohej” nga tregjet, po të mos e kthente dot pjesën e saj.

Lexo edhe :  Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

E madhe duket më tej në Veriun e BE droja nga kundërreagimi në opinionin publik vendas: raste të tilla janë të mirëpritura për ekstremet politike të djathta. Më e zëshmja në kundërshtimin për Corona-bondet është Holanda. Por disa kritikë i thonë kryeministrit holandez Mark Rutte se me kundërshtimin e fortë ai bën lojën e gjermanëve.

Njëkohësisht, një situatë e jashtëzakonshme si pandemia botërore e virusit Corona mund të justifikonte edhe hapa të jashtëzakonshëm. Diskutimi për Corona-bondet në parim nuk është mbyllur, por gjasat për realizim duken të vogla.

Me një sërë masash të tjera, shtetet e Veriut të Evropës po nxitojnë t’u ofrojnë ndihmë Italisë,  Spanjës e shteteve të tjera jugore. Komisioni Evropian vuri dje në dispozicion 100 miliardë euro, që mund të merren kredi nga vende si Italia. Një rrugë tjetër për ta mbështetur Italinë dhe vende si ajo shihet miratimi në një vëllim shumë të madh të buxhetit të ri afatgjatë të BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se buxheti i ardhshëm i BE duhet t’i ngjajë planit Marshall të amerikanëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Në tryezë është gjithashtu dhe ndihma përmes ESM. ESM mund të financojë 410 miliardë euro kredi, duke i marrë ato me kushte të favorshme në tregjet botërore. ESM është treguar i gatshëm t’i vërë në dispozicion një kredi çdo vendi të Eurozonës, pa nevojë për aplikim nga shteti. Pra të japë fonde për masa të menjëhershme të lidhura me krizën.

Por kjo nuk preferohet nga italianët. Italianët e shohin si stigmatizues për ta Mekanizmin e Stabilitetit Evropian. Pasi kreditë që merr për t’ua përcjellë shteteve nevojtare mbrella e Euros, ESM, i shoqëron me kontrolle të thella të ekonomisë, si në rastin e Greqisë. Do të pasojë kërkesa për ristrukturimin e borxhit italian dhe kursime drastike, thonë politikanët italianë. Premtimet nga ESM se kërkesat ndaj italianëve në rastin konkret do të ishin shumë më të buta nuk dëgjohen në Itali.

Ndihmën për Italinë dhe shtetet më të goditura nga virusi Corona do ta diskutojnë në 7 prill ministrat e financave të BE. Ndërkohë pandemia e virusit vazhdon të shuajë në botë jetë njerëzish.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV