Covid-19 hyn në burgje/ Alarm te 302-i,  ish-drejtuesi i spitalit kërkon lirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Virusi vdekjeprurës tashmë nuk ka asnjë dyshim;ka hyrë edhe në burgje. Nuk dihet se si është arritur infektimi aty por nga një sërë vendesh të vuajtjeve të dënimeve kanë ardhur të dhëna se bëhet fjalë për të infektuar. Në fakt asnjë e dhënë nuk është publike përpos rasteve të sotme që lidheshin me infektimin e një juristi në Peqin, ndërkohë që ankesa kanë ardhur nga burgu i Burrelit, Drenovës, Fushë-Krujës etj. Por ditën e sotme në gjykatë ka shkuar edhe një kërkesë personale e ish-drejtuesit të spitalit të Sarandës i cili kërkon të lërë qelinë se ka rezultuar pozitiv. Sipas të dhënave që janë parashtruar në këtë kërkesë të avokatit të tij mësohet se bëhet fjalë për infektim serioz dhe se i burgosuri ka arritur ta kuptojë vetë se është mbartës i Covid-9.

Kështu bëhet me dije se ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, ka bërë një kërkesë për lirim nga burgu, i cili ishte arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Sipas të dhënave që janë të fiksuara në kërkesë thuhet se Llanaj ka simptoma të COVID-19 ndaj edhe gjykatës i kërkohet: “Zëvendësimi i masës së sigurimit për shtetasin Florenc Llanaj, vendosur nëpërmjet Vendimit Nr. 81 Akti, datë 06.05.2019 të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit nga “Arrest në burg”, parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale, në “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, për shkak se dyshohet si i sëmurë me COVID-19 dhe mospërhapjen në ambjentet e IEVP-302, Mine Peza, Tiranë”, thuhet në kërkesë. Avokati Arbër Hoxha ka dorëzuar sot kërkesën në Gjykatën e Posaçme, ndërsa pritet caktimi i një seance për shqyrtimin e kërkesës së mborjtësit të tij ligjor.

Lexo edhe :  Britanikja emocionon duke kënduar shqip, Rama: Shqiptar bëhesh edhe me zemër

Lirimet prej virusit

Në fakt nuk janë të pakta lirimet ‘në arrest shtëpie që janë kryer ditëve të fundit. Jo vetëm një numër prej 570 personash që rezultonin të dënuar të cilat fituan lirinë para kohe por janë edhe persona me rrezikshmëri të theksuar shoqërore që gjykata iu ka dhënë lirinë për shkak të sëmundjes. Pos 8 personave që kanë qenë në pranga si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e klandestinëve për në SHBA, Britani dhe Kanada, pak ditë më parë la qelinë edhe i arrestuari për pjesmarrjën në një prej masakrave më të rënda që kanë ndodhur në vendin tonë viteve të fundit.

Bajram Hajri la qelinë me epikrizën e një sëmundjeje kronike ndërkohë që ishte vënë në pranga bashkë me të birin, një të afërm dhe dy punonjës të kompleksit luksoz me pronar të shumëkërkuarin Altin Hajri, për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen prej më shumë se 2 muajsh e gjysmë të pukjanit Dodë Prenga! Po ashtu mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni edhe të disa vendimeve të reja që janë marrë për të drejtat e të burgosurve në rang ndërkombëtar, të drejta që pretendohet që do iu bëhen me dije personave që gjenden pas hekurave të qelive për vepra të ndryshme penale.

Të fundit

Bandat vjedhin ndihmat në Gaza, nuk shpërndahen tek palestinezët

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e...

Blendi Kajsiu: Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si respekt për procedurën, për liritë...

Kodi i ri Penal, kryeprokurori: Zgjerohen veprat e rrezikshme

Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal është pritur me kritika nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Përmes një reagimi shpërndarë mediave ai e cilëson...

Komisionerja e BE: Serbia, e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve shqiptare!

Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos i ka dërguar një letër të hapur deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur...

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro, të cilat i përkasin personave...

Lajme të tjera

Web TV