Koronavirus kërcënon gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazen Kourouche shkon çdo vjeshtë në dyqanin më të madh Apple në Sidnei, Australi dhe pret në radhë për orë të tëra për të qenë një nga njerëzit e parë në botë që merr në duar iPhone-n e fundit. Sipas Z.Kourouche, i cili zhvillon softuer për sistemin operativ iPhone (iOs), janë të shumtë ata që udhëtojnë për të blerë një iPhone në Australi, pasi dyqanet e Apple në të janë të parat që hapen në të gjithë botën ditën e lançimit. Por ky vit mund të rezultojë ndryshe, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Apple ka mbyllur dyqanet anembanë. Është ende herët për të thënë nëse dyqanet do të rihapen në kohën e lëshimit të pajisjeve të reja, në vjeshtë. Por, situata nuk paraqitet aspak inkurajuese. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se jeta normale mund të rifillojë pas tri ose gjashtë muajsh. Ndërkohë, Apple ka gati iPhone-n e 12. Një telefon veçanërisht i rëndësishëm, pasi është i pari që përfshin teknologjinë 5G.  Sipas burimeve të medias japoneze “Nikkei”, Apple po e rimendon datën e lançimit të iPhone-t më të fundit. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për pajisjet e prodhuara nga Samsung dhe rivalët e tjerë që përdorin sistemin operativ Android.

“Përafërsisht 70% e telefonave inteligjentë janë prodhuar në Kinë – kështu që kur pandemia goditi Kinën, ka pasur një ndërprerje të konsiderueshme në furnizimin e pajisjeve ekzistuese”-thotë Razat Gaurav, shefi ekzekutiv i Llamasoft, një kompani analitike e zinxhirit të furnizimit. Shumë prodhues të smartphone-ve mbështeten në komponentët që janë bërë në Kinë dhe Korenë e Jugut, në dy kombet që janë goditur më shumë nga shpërthimi nga koronavirusi. Qyteti Daegu, ku grumbullohet shumica e rasteve të koronavirusit në Korenë  e Jugut, është vetëm 20 minuta larg nga zona ku prodhohen shumë prej komponentëve.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për furnizimin, kërkesa ka rënë ndjeshëm. Dërgesat e telefonave inteligjentë në Kinë ranë me 40% në tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas firmës kërkimore IDC. Kompania hamendëson se konsumatorët kinezë do të blejnë 33 milionë më pak telefona në tre muajt e parë të vitit.“Ne kemi të ngjarë të shohim rënie të konsiderueshme edhe në Evropën Perëndimore dhe SHBA”– shton Gaurav.

“Smartphone është një produkt i komplikuar dhe ka kaq shumë komponentë që hyjnë në të, thënë ndryshe, materiale nga rreth 40 vende të botës”-thotë Gaurav. Pjesë të ndryshme të procesit të prodhimit do të preken në mënyra të ndryshme.“Pjesa më e madhe e punës së projektimit nuk kërkon kontakt të rëndësishëm shoqëror, do të thotë që nuk duhet të jesh medoemos pranë kolegëve”-shprehet Frank Gillett, një analist në firmën kërkimore Forrester. Por mund të ketë disa punë kërkimore dhe zhvillimore të cilat kërkojnë pajisje të specializuara që punonjësit nuk mund t’i marrin në shtëpi.

Sipas Emile Naus, partner në konsulencën BearingPoint, pjesa më e rëndësishme e telefonit nuk është pajisja, por softueri, dhe kjo mund të zhvillohet nga distanca. Sidoqoftë, testimi i pajisjes mund të jetë më i vështirë për t’u realizuar.“Testimi mund të jetë i vështirë pasi industria është shumë e shtrënguar për sigurinë dhe ata ndoshta do të luftojnë me konceptin e njerëzve që marrin prototipa në shtëpi të telefonit për provë”-thotë ai.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela zbulon planin e masave për 11 majin

Çështja tjetër ka të bëjë me transportin. Me shumë linja ajrore që pezullojnë fluturimet dhe vonesat në transportin detar, ekziston mundësia që materialet dhe komponentët të mos arrijnë ditën e montimit, dhe që produkti i përfunduar të mos dalë në dyqanet e shitjes me pakicë. Efektet e kësaj dhe të mbylljes së fabrikave në Kinë vetëm tani po fillojnë të shfaqen në industrinë e smartphone, dhe ndikimi mund të jetë më i madh se sa pritej.

Z. Gillett beson se Apple dhe Samsung kanë më shumë të ngjarë të rezervojnë disa veçori të caktuara për pajisje të reja sesa të vonojnë lançimin e tyre .Koha për të provuar disa funksione të caktuara, ose që zhvilluesit e softuerëve të jenë në gjendje të punojnë në aplikacione që marrin jetë përmes këtyre funksioneve, është kritike. Shumëçka varet nga ajo që do të ndodhë muajt e ardhshëm. Kufizimet për dërgimin dhe transportin mund të detyrojnë firmat të vonojnë lëshimin e produkteve, dhe ndoshta lançimi mund të mbahet pezull deri në 2021. Nëse dyqanet qëndrojnë të mbyllura, atëherë ky mund të jetë një problem i veçantë për Apple, i cili ka një rrjet të rëndësishëm me pakicë.

“Ne e dimë se javët dhe muajt e parë të shitjes së këtyre pajisjeve të reja janë shumë të rëndësishme sepse ato shiten në nivelet më të larta”- thotë z. Naus. Kërkesa për pajisjet e reja gjithashtu mund të minimizohet, pasi shpenzimi i shumave serioze të parave për modelin e fundit mund të mos jetë një mundësi për të zotët e shtëpive që po kalojnë vështirësi financiare. Por Forrester nuk i sheh markat që të bëjnë ndryshime të mëdha në çmimin e aparateve të tyre të reja. Përkundrazi, ai mendon se ato mund të ulin çmimet në modelet e tyre të vjetra, dhe ndoshta të forcojnë numrin e modeleve të reja.

Çmimet mund të mos bien, por nëse kërkesa nuk ekziston, ndoshta mund të vendosen strategji të reja. “Mund të shihet gjithashtu një çmim i mirëmenduar, për ta bërë smartphone-n e ri më të përballueshëm. Ndoshta do të ketë një promovim të përkohshëm për t’i ndihmuar njerëzit me një çmim më të ulët nëse do të mundësojnë dokumente që dëshmojnë vështirësitë financiare”-thotë Z. Gillett.

Megjithatë, blerësit e përhershëm të Apple ka të ngjarë të qëndrojnë besnikë. “Unë nuk mendoj se pandemia do të ndikojë në interes, veçanërisht në mesin e konsumatorëve, sepse ne jemi gjithmonë duke blerë gjëra të reja. Padyshim, tani për tani gjëja e rëndësishme është letra higjienike, por iPhone do të rikthehet sërish në skenë”– thotë Z. Kourouche.

Fjala.al

Përkthyer nga BBC

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV