Ky është çelësi që i jep fund koronavirusit, por ai pengohet nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tri javët e fundit e kanë vendosur botën përballë një sprove të madhe. Përgjigja e qeverive në vende të ndryshme të botës ka qenë se njerëzit duhet të ruajnë distancimin social, të vetizolohen dhe të mbahen nën mbikëqyrje të moshuarit. Por, kanë ngecur tek gjetja e kurës për të trajtuar koronavirusin.

Për këtë duhet të përgjigjen kompanitë farmaceutike. Ato e kanë çelësin që i jep fund pandemisë së koronavirusit.

Ky është konstatimi që bën profesor Ara Darzi, kirurg dhe drejtor i Institutit të Inovacionit të Shëndetit në ‘Imperial College London’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, në një aspekt jetësor, sjellja e kompanive farmaceutike është si ajo e supermarketeve që secili kërkon të shesë për vete.

Strategjia e daljes nga kriza që ka prodhuar koronavirusi varet nga zhvillimi i një vaksine efektive. Po bëhet një përpjekje e madhe për të gjetur një vaksinë të tillë, por njerëzit nuk mund të presin edhe 18 muaj që të gjendet vaksina.

Ndërkohë që numri i vdekjeve rritet, mjekët kërkojnë mes dëshpërimit trajtimet që do të zvogëlonin ndikimin e virusit, duke zvogëluar infeksionin, agresivitetin e tij që në atë mënyrë të shpëtojnë jetë.

Tani kemi hyrë edhe një gjueti globale për të gjetur ilaçin kundër koronavirusit. Jemi edhe në luftë me kohën.

Mënyra më e mirë për të identifikuar ilaçet kundër koronavirusit është përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) për të grumbulluar sasi të mëdha të të dhënave për të gjetur kombinacionet që mund të funksionojnë.

Kompanitë e mëdha të Inteligjencës Artificiale e kanë vendosur kapacitetin e tyre në shërbim të kësaj gjuetie. Por ato pengohen nga kompanitë farmaceutike, pasi këto të fundit nuk duan të ndajnë të dhënat dhe informacionet mes njëra-tjetrës, që mund të na çojë në gjetjen e ilaçit ndaj koronavirusit.

Lexo edhe :  Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Ato nuk i ndajnë me njëra-tjetrën pasi i cilësojnë këto të dhëna si tepër sekrete. Tani kemi nevojë urgjente që të gjitha kompanitë farmaceutike të lënë mënjanë ambiciet e tyre tregtare dhe të bashkohen në një përpjekje unike për të identifikuar, testuar, zhvilluar dhe për të ndaluar koronavirusin./ Përshtati nga ‘The Guardian’ për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, në orën 09:30 minuta. Në Asamble do të strukturoret kabineti...

Rama: Vjedhja e ujit penalizohet me heqje lirie, krijohet “task forca” në nivel kombëtar

Kryeministri Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam suksesin me shërbimin me energjinë...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

Lajme të tjera

Web TV