Plasin akuzat në Francë: Covid-19 e solli Juventusi-VIDEO

Koronavirusin në Francë e ka sjellë Juventusi. Kë është konstatimi që bën ish-mjeku i klubit francez të Lionit

Sipas tij, ndeshja e Champions League, midis Lionit dhe Bardhezinjve konsiderohet si “ndeshja zero”, ashtu siç është konsideruar sfida Atalanta-Valencia.

“Kjo ndeshje nuk duhej zhvilluar, solli në Lion shumë tifozë nga e gjithë Italia, jo vetëm nga Piemonte, që deri në atë kohë nuk konsiderohej si një zonë e kuqe”, kështu është shprehur Marcel Garrigou-Grandchamp, ish-mjeku i Lionit në një intervistë për “L’Equipe”.

Nga ana tjetër revista franceze L’Equipe e ka hedhur poshtë këtë teori duke cituar edhe studimin e bërë nga Agjencia mjekësore në Lion, sipas së cilës numri i të infektuarve nuk lidhet më këtë ndeshje.

Në Francë ka nisur edhe një investigim tjetër nga e përditshmja tjetër sportive, “Le Parisien”.

Ajo po heton se shkaku për përhapjen e shpejtë të koronavirusit mund të jetë ndeshja mes PSG dhe Borusias së Dortmundit, tifozët e klubit francez u mblodhën të shumtë në numër për të ndjekur dhe festuar suksesin jashtë stadiumit.