Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar disa foto trishtuese që tregojnë skamjen në një familje në Tiranë. Hajdari ka publikuar fotot e frigoriferit, i cili është totalisht bosh.
Deputetja thekson se kjo familje nuk mund të ndihmohet me një pako ushqime, por ka nevojë për një paketë ekonomike mujore.
“Shiko çfarë gjeta në këtë shtëpi në Tiranë. Komplet i braktisur, pa drita dhe pa asnjë mundësi për të dalë nga shtëpia për shkak se ishte me aftësi të kufizuara. Një pako ushqime nuk e ndihmon këtë shtëpi, por duhet një paketë ekonomike mujore për të siguruar nevojat bazike”, shkruan Hajdari.