COVID-19/ Konfirmohen 28 raste të reja, shkon në 361 numri i të prekurve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rritur me 28 raste të reja numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar totalin në 361 persona.

Mes rasteve të reja raportohet të ketë edhe fëmijë, gjë që e komplikon akoma më shumë situatën.

Ministria e Shëndetësisë bëri më dije sot për numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri dhe rastet e reja të 24 orëve të fundit. 28 janë rastet e reja, ndërsa numri total shkon në 361 të prekur gjithsej. Kujtojmë se një ditë më parë u deklaruan 29 raste të reja me COVID-19.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë./Fjala.al/

Harta e Coronavirusit në Shqipëri COVID-19, mbi 300 raste

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: 28 raste të reja me COVID-19, shkon në 361 numri i të prekurve

5 të shëruar në 24 orë. Shkon në 104 numri i të shëruarve

Dr. Albana Fico
Drejtor: Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 fëmijë.

Deri në këto momente janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Ju informojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme afër mesnatës se një 80-vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 Prill në spital.
80-vjeçarja u izolua si e dyshuar me COVID dhe i janë bërë të gjitha ekzaminimet e duhura. E moshuara ishte vendosur menjëherë në terapi intensive.
Në mbrëmje ka dalë përgjigjia e analizave, pozitive me COVID-19. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës e moshuara ka ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerës.

Lexo edhe :  LaCivita ‘flet’ me gjuhën e Berishës: Po përpiqen të burgosin opozitën, por do dështojnë!

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 174 raste
– Durrës 36 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 38 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

Të fundit

Rritja e çmimit të banesave/ “Shteti ndihmë për blerjet”

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për News24, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë...

“O yll, o dritë sa do durosh më shumë”, G-Bani shfaqet i përlotur, i del në krahë Gjestit

Pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother ku Gjesti u godit nga Jozi, ka reaguar G-Bani. Përmes një videoje...

Luarasi: Gara elektorale si futbolli, edhe Bayernit nuk fal kur përballë ka…

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Iris Luarasi komentoi çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit dhe retorikën e drejtuesve të...

Goditja e Jozit ndaj Gjestit, Top Channel del me reagim zyrtar

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të prime-t të djeshëm në formatin Big Brother Albania, ndodhi një incident i papritur, ku Jozi goditi Gjestin pas eliminimit. Ngjarja...

Sa e rrezikshme është për shëndetin të pini kafe me stomakun bosh?

Kafeja është një nga pijet më të dashura që ka miliona njerëz dhe njihet si  “pija” magjike e mëngjesit. Por, është e rëndësishme të dimë...

Lajme të tjera

Web TV