Frika nga grumbullimet e publikut shtyjnë procedurat e sekuestros

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Sekuestrot dhe aktiviteti i zyrave përmbarimore duket se është parë si burim infeksioni i pashmangshëm sidomos kur në lojën e kryerjes së veprimeve futet zyra e përmbarimit. Është e pamundur që në një aksion të tyre të mos ketë grumbullime për shkak refuzimi të aksioneve të tilla e për pasojë ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë e kanë parë të arsyeshme mosdaljen e tyre në veprim.

Kjo në fakt ka specifikat e veta të përcaktuara nga Ministria, ndërkohë që edhe sekeustrot janë të ndaluar për një periudhë të caktuar kohe. Sipas të dhënave që janë bërë publike mësohet se Përmbarimi gjyqësor do të veprojë kur në mes gjendet një person i cili ka nevoja emergjente. Këto lidhen kryesisht me të ushqyerit, pra detyrimin për ushqim dhe një sërë nevojash të tjera që Përmabrimi mund t`i realizojë pa e patur nevojën e grumbullimit të shumë njerëzve. Ky vendim ka nisur që prej datës 2 prill, zyrat përmbarimore private apo shtetërore nuk mund të kryejnë procedura sekuestrimi apo veprime të tjera. Përmes një akti normativ qeveria ka vendosur t’i pezullojë këto procedura deri në përfundim të pandemisë së COVID-19.

Kështu, nga data 2 prill kur ka hyrje në fuqi ky akt normativ, deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19, pezullohen afatet përkryerjen e veprimeve përmbarimore, procedurat e ndërmjetësit, si dhe ato të administratorit në procedurat e falimentimit. Por për disa raste specifike dhe urgjente, përmbarimi gjyqësor do të vazhdojë të kryejë veprime. Në çështjet familjare, askush nuk mund tu shmanget përgjegjësive si dhënia e kujdesit të miturve, kujdestaria, birësimi apo  detyrimet për ushqim. Në rast të kundërt, përmbarimi do të veprojë. E njëjta gjë vlen dhe për urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes.

Lexo edhe :  “Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Përmbarimi do të vijojë të bllokojë pasuri të caktuara, atëherë kur Gjykata çmon se shtyrja e këtyre bllokimeve, mund të lërë mundësi për asgjësimin e tyre. Gjithsesi, në të gjitha këto raste, kur përmbaruesit, ndërmjetësuesi apo administratorët e falimentit nuk mund të pezullojnë dot punën, duhet të marrin masa për të shmangur grumbullimet, kontaktet e ngushta ndërmjet individëve, si dhe praninë e publikut në ambientet e ushtrimit të aktivitetit. Ndonëse nuk dihet se si mund të kryhen kontrolle për këto masa, burimet nga ministria tregojnë se hartuesit e masave kanë parasysh vetëndërgjegjësimin e të gjitha palëve në këtë periudhë pandemie.

Të fundit

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit" për luftën ndaj Ukrainës. Sipas mediave...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Lajme të tjera

Web TV