Theu urdhrin për herë të dytë duke hapur lokalin, i bllokohet aktiviteti për 6 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lokal në qytetin e Tiranës, ka thyer sërish urdhrin për mbylljen e aktiviteteve për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Policia e Shtetit bën me dije se më herët lokali është gjetur i hapur më 27 mars dhe është ndëshkuar me gjobë.  Por administratori i këtij aktiviteti ka thyer sërish vendimin e qeveris për të mbyllur aktivitet. Ndaj tij është marrë masa për të qëndruar i mbyllur për 6 muajt e ardhshëm.

“Më datë 27.03.2020 lokali është konstatuar i hapur për herë të parë dhe pronari është ndëshkuar me masë administrative.

Administratori i lokalit shtetasi F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 të datës 15.03.2020 është ndëshkuar përsëri, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.

Policia e Shtetit apelon për respektim të masave kufizuese dhe fton qytetarët që në rast se konstatojnë lokale të hapura apo grumbullime personash, si dhe qytetarë që thyejnë vetëkarantinimin, të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.”

Të fundit

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u...

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të...

Kryeministri Rama: Do bëj masakër po ndërtuat pa leje! Deputët kanë favorizuar…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen me të gjithë deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkive se do të ketë zero tolerancë për ndërtimet...

Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron inspektorët: Do mbajnë përgjegjësi penale

Kryeministri Edi Rama nga takimi me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, tha...

Lajme të tjera

Web TV