Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se për të gjithë që kanë urgjencë dentare të drejtohen në Klinikën Stomatologjike Universitare.
Përmes një statusi, Manastriliu njofton të gjithë që KSU vazhdon të jetë e hapur, vetëm për urgjencat stomatologjike, ku dy javët e fundit janë trajtuar 500 urgjenca.
Statusi i Manastirliut
Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare.
Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit.
#KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike ✅
Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit ???
#Respekt për stafet mjekësore në shërbim??