Situata kaotike në kufi, avokatët thirrje për ndihmë ndaj të bllokuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Prej më shumë se dy javësh kufiri tokësor është kthyer në një problem vërtet shqetësues, jo vetëm për qytetarët por edhe për Policinë. Njëra palë e ka domosdoshmëri hyrjen në vend për të shkuar në shtëpinë e vet dhe pala tjetër e detyruar të zbatojë urdhërat e lëshuar nga qeveria për mbylljen e kufijve. Edhe pse Kakavija dhe Kapshtica janë kthyer në një problem kombëtar tyashmë, e njëjta dukur ka ndodhur jo pak në dy pikat e hyrjes në Shkodër dhe ajo e Morinit, ku tri ditë më parë policia kosovare bëri të mundur ndalimi e tri grave që kishin kaluar kufirin në këmbë.

Por situata kaotike e krijuar në dy pikat e kalimit kufitar me Greqinë ka bërë që ditën e sotme të reagojnë një sërë aktorësh, ndërkohë që thirrjes së të mbeturve prej disa ditësh në kufirin e gjelbërt iu ka përgjigjur vetëm media dhe askush tjetër. Veç të dhënave që kanë ardhur nga rrjetet sociale për gjendjen e tyre, edhe Policia e Shtetit disa herë iu ka kërkuar mosnisjen e tyre drejt Shqipërisë, por çdo person që ka marrë rrugën deri aty e ka një hall me të cilin justifikon ardhjen deri në kufi. Reagimit janë të shumta. Edhe institucioni i Avokatit të Popullit kërkon zgjidhje me anë të një deklarate, ndërkohë që avokati Jordan Daci është ofruar vullnetarisht për të zgjidhur ligjërisht këtë situatë kaotike që gjendet në dy pika kufitare.

Reagimi i Avoaktit të Popullit

“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke monitoruar me shumë vëmendje masat e marra nga autoritetet shqiptare për të mundësuar riatdhesimin e një numri shtetasish shqiptarë të cilët si pasojë e mbylljes së kufijve kanë mbetur jashtë vendit, apo edhe kushtet e lëvizjes së tyre, pasi hyjnë në kufijtë shqiptarë, kryesisht tokësorë.  Institucioni i Avokatit të Popullit ka analizuar aktet normative të Këshillit të Ministrave lidhur me masat administrative të marra gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 si edhe ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme qendrimin që kanë mbajtur autoritetet shqiptare ndaj shtetasve që kanë kërkuar të hyjë në territor përmes kufijve tokësorë;

Lexo edhe :  I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Përmes një analize të lirisë së hyrjes në territorin shqiptar të shtetasve shqiptarë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe aktet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, AP i është drejtuar Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme pë Policisë së Shtetit me rekomandim;

-Rekomandimi kërkon marrjen e masave të menjëhershme, për të mos e cënuar në mënyrë joproporciale të drejtën për hyrë në territor të shtetasve shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar ditët e fundit në kufirin tokësor me shtetin grek dhe shtetin malazez, për shkak të masave të veçanta administrative të marra gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Policia

Zyrtarë të Policisë së Shtetit i thanë gazetës “Fjala” se e kanë të pamundur lejimin e tyre të hyjnë në terroriron shqiptar derisa të jepet një urdhër nga organet përkatëse. Ata treguan se janë marrë masa që kushdo person që ka nevoja duhet të lidhet së pari me ambasadat apo konsullatat, ndërkohë që sipas këtij zëri policor, u tha se ëshë një marrëveshje e përcaktuar që në asnjë shtet atyre personave që iu ka përfunduar afati i qëndrimit nuk do të ndëshkohen derisa të përfundojë koha e pandemisë.

Sipas të dhënave policore mësohet se janë një sërë personash që janë kthyer dhe kanë shkuar sërish në Greqi për shkak se kanë marrë garanci që nuk do të ndëshkohen nga autoritetet greke ndërsa pala tjetër kanë mbetur aty për shkak se nuk lejohen as të hyjnë këtej dhe as të ikin andej. Zyrtarisht Policia reagoi edhe sot duke vënë theksin në faktin se po zbatojnë urdhrat në lidhje me moslejimin e hyrjes së tyre brenda vendit.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV