Trejsi Sejdini, modelja e njohur muajt është zhvendosur në Amerikë për të vazhduar karrierën e saj të modelingut. Pavarësisht se ajo po ndjek ëndrrën e saj, duket se mendjen dhe zemrën I ka akoma në Shqipëri.
Në një video që modelja ka postuar në ‘Tik Tok’, ajo ka treguar si reagon në momentin kur dikush e ngacmon. Kuptohet që personi i parë që Trjesit i vjen në mendje është i dashuri Leonard Duka.
“Kam të dashur, po i dashuri im është i çmendur, vret njerëz,”-thotë modelja në video. Ndërsa mbi të shkruan: Kur dikush më bezdis aq shumë saaa…..
Modelja njihet për jetën e saj luksoze dhe pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka.
Duka rezulton se prej më shumë se 3 vitesh është një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.
Duka u arrestua në prill të vitit të kaluar por ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia.