Trump sheh dritë në fund të tunelit: Gjithçka për të mposhtur koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpreson që rastet me koronavirus të bien në vatrat më të nxehta në SHBA, duke deklaruar se ka “dritë në fund të tunelit”. Nju Jorku, që është dhe epiqendra e pandemisë së koronavirusit në SHBA, raportoi të dielën një rënie të numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve.

Trump e përshkroi rënien e të numrit të të prekrve nga pandemia si një shenjë të mirë, por paralajmëroi për më shumë vdekje në ditët e ardhshme, kur pandemia të arrijë kulmin e saj në SHBA. “Përgjatë ditëve në vazhdim, Amerika do të përjetojë kulmin e kësaj pandemie”- tha zoti Trump gjatë konferencës së tij të përditshme mbi koronavirusin.

Ai tha se do të shpërndahen nëpër shtetet që kanë më shumë nevojë për ndihmë, më shumë personel mjekësor dhe furnizime mjekësore, përfshirë maska ​​dhe ventilatorë. Deborah Birks, anëtare e Task-Forcës për koronavirusin, tha se situata në Itali dhe Spanjë, ku numri i infektimeve të reja por edhe vdekjeve ka rënë ditët e fundit “na jep shpresë mbi atë se si mund të jetë e ardhmja jonë”.

“Shpresojmë që gjatë javës tjetër, të shohim një stabilizim të situatës në zonat metropolitane në Nju Jokr, aty ku edhe filloi shpërthimi i pandemisë disa javë më pare”-tha dr.Birks në të njëjtën konferencë për shtyp me preidentin Trump.

Por optimizmi i dr.Birks dhe prsidentit Trump bie në kundërshtim me ekspertë të tjerë kryesorë amerikanë, përfshirë këshilltarin e lartë dr.Entoni Fauçi, që deklaroi më herët se perspektiva afatshkurtër ishte “me të vërtetë e keqe”. Ndërkohë, eksperti amerikan, paralajmëroi se kjo do të jetë “java më e vështirë dhe e trishtueshme e jetës së shumicës së amerikanëve”.

Lexo edhe :  U vra teksa ishte live në TikTok, Valeria Márquez u tradhtua nga shoqja e ngushtë?

Por çfarë po ndodh në Nju Jork? Të dielën, guvernatori Endrju Kuomo raportoi 594 vdekje të reja, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 4.159 në Nju Jork, shteti më i goditur nga koronavirusi deri më tani. Ai tha se Nju Jorku ka tani 122.000 banorë të sëmurë me Covid-19. Ndërsa shtoi se gati 75 për qind e pacientëve që kishin kërkuar shtrimin në spital, tani kanë dalë dhe shkuar në shtëpi.

Numri i pacientëve që u drejtohen spitaleve, ka rënë për herë të parë brenda një jave, dhe ai i të vdekurve ka rënë krahasuar me një ditë më parë, tha ai. Ai theksoi se është ende herët për të përcaktuar nëse do të ketë një rënie të beftë të numrit të rasteve, apo nëse do të ketë një rënie të ngadaltë, dhe kjo e fundit në një normë që mund të mbingarkojë spitalet.

Ndërkohë në shtete të tjera të SHBA-së, Uashington, Detroit dhe Nju Orlins, shkalla e infektimeve dhe të vdekurve po rritet. Guvernatorët e shteteve, vazhdojnë të venë në dukje se ka një mungesë të madhe të furnizimeve të nevojshme mjekësore, përfshirë ventilatorët dhe maskat ​​për fytyrën.

Duke folur për NBC Neës një ditë më parë, dr.Entoni Fauçi, epidemilogu kryesor i vendit, tha që ishte shumë herët për të thënë se situata ishte “nën kontroll”, siç e ka pohuar shpesh presidenti Donald Trump./S.T/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do...

Berisha tregon kur do largohet nga politika: Beteja fillon pas këtyre zgjedhjeve!

Ish kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm. Në...

“Filloi të më dhunonte”/ Big Mama rrëfen historinë e dashurisë: Më kishte rënë në kokë

Konkurrentja e Ferma VIP, Big Mama ka befasuar ndjekësit teksa ka rrëfyer një histori dashurie të saj e cila nuk ka përfunduar mirë. Teksa ka...

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do të kërkojë rishikimin e votave...

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati...

Lajme të tjera

Web TV