Babai i Blerim Destanit shpëton emigrantët e bllokuar në Kapshticë/Pagoi të gjitha shpenzimet për shqiptarët

I ati i aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani ka nxjerrë të gjithë emigrantët shqiptarë nga kufiri i Kapshticës për t’i akomoduar ata në një nga hotelet e Korçës.

Lazim Destani mësohet se është anëtar i Këshillit të Diasporës, këshill i cili do të paguajë të gjitha shpenzimet e 27 shqiptarëve për fjetje e ushqim në 14 ditët e ardhshme.

Destani është gjithashtu financues i shqiponjës tek ish-rreth rrotullimi i Doganës, dhe filantrop shumë i madh në kinematografinë shqiptare.

LEXO EDHE: 

Merr fund vuajtja e shqiptarëve/ Ja ç’po bëhet me emigrantët e Kapshticës