E tmerrshme/Ja kur ka hyrë koronavirusi në Shqipëri, por tani e ‘morëm vesh’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu dhe virologu, Eduard Kakarriqi ka treguar se kur ka hyrë në Shqipëri koronavirusi.

Ai shpjegon se Covid-19 ka hyrë shumë më herët nga sa u bë zyrtare. Sipas tij, fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë, do të sjellë edhe uljen e kurbës.

Kakarriqi shprehet se koronavirusi ka hyrë në vendin tonë që në muajin janar. Ndërsa shton se java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike, ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë. ndryshe nga çfarë kanë pretenduar shumë ekspertë, Kakarriqi tha se virusi nuk do të kthehet aspak në vjeshtë.

Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera ku shihet dhe shikohet prania e virusit të gripit. Dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.

Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë më i gjeri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të, grupi i dytë janë ato që janë të shtruar në spital, që quhen më rëndë, dhe grupi i tretë që quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim etj. Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar, në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht, në 17 shkurt 153 raste dhe bazuar në këto shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit nuk ka pasur vdekje. Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt publikon dhe përkufizon publikimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19. Ky përkufizim i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtit, në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që qarkullimi i Covid në vendin tonë, fillesat i ka në janar. Kjo gjë dikton edhe pritjen tonë për rënien e kurbës për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik, n muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë,”- u shpreh epidemiologu për Abc News. 

Të fundit

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e...

Mrekullia në Vlorë, mjekët i rikthejnë shikimin pacientit që e kishte humbur plotësisht

Mjekët okulistë të spitalit rajonal të Vlorës kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë dhe tepër të vështirë, duke i rikthyer shikimin një...

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së tij për të grabitur ish-burrin...

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

Lajme të tjera

Web TV