Haradinaj: Kujdes! Mes mjekëve që vijnë në Kosovë nga Serbia mund të ketë agjentë të infiltruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daut Haradinaj, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka bërë një paralajmërim të fortë. Ai ka thënë se duhet pasur shumë kujdes më mjekët që po hyjnë nga Serbia në Kosovë, pasi në mesin e tyre mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente.

Ai ka thënë se nga kjo situatë mund të përfitojë dikush, prandaj duhet edhe kujdes, duke marrë parasysh situatën me koronavirusin.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur të flasim për institucionet tona. Nuk shoh që ka probleme shumë të mëdha, por duhet pasur parasysh që ujku do mjegull. Në raport me situatën në veri, veten nuk e shoh në opozitë, por pjesë të institucioneve. Realiteti në veri është ky që është, prej 99-ës e deri sot. Në këto rrethana, duhet të jemi shumë unik dhe duhet pasur shumë kujdes. Nuk duhet të provokohen situatat e konfliktit në këtë situatë pandemike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se mjekët serbë vijnë e shkojnë nga Kosova dhe kjo nuk është diçka e pazakontë.
Sipas tij, ka një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë që mjekët serbë të vijnë e të përkujdesen për serbët e veriut.

Ai ka tërhequr vërejtjen se në mesin e tyre mund të ketë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse.

“Nuk është e vërtetë që mjekët shkojnë e vijnë si thotë kryeministri. Ka marrëveshje, por duhet pasur kujdes që në mesin e tyre të hyjnë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse. Duhet të jemi bashkë që ta ruajmë Kosovën të pandarë dhe të pacënueshme”, ka thënë Haradinaj.

Të fundit

Nëntor, të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024...

BSH: Shiten 8,66 miliardë lekë bono thesari

Banka e Shqipërisë (BSH) bën të ditur se në ankandin që u zhvillua javën e fundit të dhjetorit 2024, u shitën 8,66 miliardë lekë...

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës Dosja Xibraka është rihapur në...

Përmbytje masive në Arabinë Saudite

Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë. Dje,...

Virusi kinez HMPV i afrohet Shqipërisë/ Shënohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i virusit respirator HMPV, u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë...

Lajme të tjera

Web TV