Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Intervista/Dom Gjergj Meta apel shqiptarëve: ”Kurajo dhe shpresë, dita do të zbardhë!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silvana Tresa

Në këto kohë të vështira karantine, ku dimensione e jetës janë kufizuar brenda mureve të shtëpive tona, gjithsecili prej nesh ka gjetur formën e tij për të siguruar qetësinë shpirtërore, disa prej nesh edhe ata më ateistët, janë duke u afruar më shumë me besimin.

”Kur njeriu gjendet para të panjohurës, situata të tilla e ngacmojnë besimin”. Kështu shprehet Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, në një intervistë për portalin Fjala.al. E megjithatë, sipas tij besimi nuk mund të jetë i sinqertë, nëse njeriu nuk përdor edhe arsyen e tij. Ipeshkv Dom Gjergji, shpreson që me gjithë të keqen që solli me vete kjo pandemi, të rizgjojë edhe disa vlera njerëzore, të cilat janë përmbysur në kohën që jetojmë, që karakterizohet nga një individualizëm i tepruar. Në prag të Pashkëve, ai përcjell dhe një mesazh inkurajues për shqiptarët, që të bëjnë durim, të kenë kurajo dhe shpresë, për të pasur mundësinë që të jetojnë ditë të bardha në vazhdim.

 Si po e përjetoni ju personalisht periudhën e karantinës?

Kryesisht në dy mënyra:duke qëndruar në shtëpi, dhe duke lëvizur në oraret e lejuara nëpër fshatrat e Dioqezës së Rrëshenit për të parë nevojat që mund të kenë njerëzit bashkë me stafin tim. Qëndrimi në shtëpi, është i lidhur shumë me reflektimin në këto ditë.

Po mundohem të mësoj artin e të jetuarit në hapësira të vogla për shumë kohë, admistrimin e këtyre minihapësirave. Nuk është e lehtë. Në fakt pasi kalojnë ditët e para, më pas fillon një lloj rutinë e pse jo edhe pak mërzi, e atëherë duhet të gjenden forma kreative që koha të mos jetë e rëndë.

Për disa gjëra më ka ndihmuar kjo kohë të vë rregull në jetën time, ose të hap disa pista refleksioni rreth të ardhmes. Gjithashtu unë nuk jetoj vetëm. Jam bashkë me tre të tjerë, dhe mundohemi të jemi kreativë duke parë ndonjë film, duke bërë ndonjë bisedë e sigurisht duke ndarë bashkë tryezën.

Sigurisht, dëshiroj që të mbarojë sa më shpejt karantina, sepse janë edhe shumë dimensione të tjera për t’u jetuar sikurse të afërmit, miqtë, shokët dhe angazhimet që i takojnë një shërbese, sikurse është ajo e një ipeshkëvi.

Në pak muaj, shqiptarët po sprovohen për së dyti nga forca që janë më të forta se njeriu. Shumëkush në rrjetet sociale dhe në përditshmëri, po thërret në ndihmë Zotin. A besoni se ky moment, do të shërbejë për një marrëdhënie më të sinqertë mes tyre dhe besimit tek Krijuesit?

Po unë mendoj se shqiptarët përgjithësisht besojnë në Zotin. Ky besim herë është i fjetur e herë më aktiv. Situata të tilla, sigurisht e ngacmojnë besimin, e zgjojnë atë, ose së paku ndjenjën ndaj të përtejmes. Sidomos kur njeriu gjendet përballë të panjohurës, të papriturës e të pakontrollueshmes, referimi ndaj Zotit bëhet pothuajse automatik.

Ky jo gjithmonë është besim, por mund të shtyjë drejt një forme besimi apo kërkimi më të thellë e më serioz të Hyjit. E megjithatë, besimi nuk mund të jetë i sinqertë nëse njeriu nuk përdor edhe arsyen e tij. Përballë fenomeneve të natyrës si tërmetet apo edhe virozat si kjo, arsyeja nuk duhet të fashitet apo të vihet mënjanë, madje unë mendoj se na ndihmon shumë e na qetëson.

Kujtojmë për shembull se si intervsitat plot kompetencë të inxhinjere Luljeta Bozos na kanë qetësuar gjatë tërmetit. Se si sot daljet e profesor Piperos apo të profesor Kalos na japin besim. Besimi në Zot, ka të bëjë më shumë me zemrën e njeriut, me dashurinë, me aftësinë për të ndërtuar një marrëdhënie dashurie dhe shprese me Hyjin dhe me njerëzit e tjerë. Nuk e di nëse shqiptarët do të besojnë më shumë apo më pak, por mundësia është e madhe që të reflektohet në këtë drejtim.

Vrasjet jo të rralla për motive banale, aksidentet e shumta, kanë krijuar perceptimin se shqiptarët shpesh nuk e vlerësojnë jetën, si dhuratën më të çmuar që i është dhënë nga Zoti. Këtë e shohim sot edhe tek jo pak njerëz, që shpërfillin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, për të respektuar distancimin social. Si e gjykoni këtë sjellje?

Ka disa mënyra për t’u parë kjo sjellje. Unë edhe në këtë rast mendoj se shqiptarët e duan jetën po aq sa popujt e tjerë. Ne kemi një histori tonën, që për fat të keq jo gjithmonë na ka buzëqeshur, apo ja kemi ngrirë ne buzëqeshjen në buzë me sjelljet dhe zgjedhjet tona.

Një dukuri si pandemia, nxjerr në fakt në pah edhe qytetërimin apo qytetarinë e popujve. Edhe pse ne nuk jemi në luftë, masat e marra për shkak të pandemisë i bëjnë apel lirisë dhe ndërgjegjes së njerëzve. Unë mendoj se në pjesën dërrmuese njerëzit kanë reaguar shumë mirë, pavarësisht momenteve.

Duhet të kuptojmë se kjo ka ardhur papritur. Por duhet të vë në dukje, se forcat e rendit kanë qenë në lartësinë e kulturës dhe të durimit me njerëzit. Së paku këtu ku jetoj unë në Rrëshen, ata janë sjellë shumë mirë, kanë këshilluar, kanë shoqëruar këtë proces me shumë delikatësë pa pasur nevojë të kërcënojnë me burg apo me gjobë askënd.

Sigurisht qytetet e mëdha, kanë nevojë për një punë më të shtuar në mënyrë që “të pabindurit” të shtrohen. Por të jemi të sigurtë se kërcënimi dhe gjuha frikësuese, nuk ka efekt përveçse kur do ta nënshtrosh popullin me diktaturë, sikurse ka ndodhur gjatë komunimizit. Ne jemi një vend evropian, dhe duhet të ndjekim ato standarde evropiane. Masat e rrepta të domosdoshme, duhet të shoqërohen me shumë delikatesë e sidomos informacion.

Lexo edhe :  “Suksesi i njeriut është te sjellja”/ Krrashi: Si krijova dyqanin lëvizës të luleve

Emergjenca aktuale ka goditur rëndë shumicën e familjeve të varfëra shqiptare. Në kohë krize, popujt testohen edhe për shpirtin e tyre solidar. Sa e shihni këtë midis shqiptarëve këto kohë?

Shqiptarët, edhe si në rastin e tërmetit, kanë dhënë një përgjigje shumë e mirë, dhe e shohim këtë gjë. Të gjitha Organizatat Jo Qeveritare, janë duke punuar këto ditë dhe po punojnë mirë. Karitasi po punon, fondacionet e udhëhequra nga Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari po angazhohen shumë. Kjo është një shenjë e mirë. Por mund të themi se edhe individë e biznese këto ditë, janë treguar shumë bujarë dhe këtë e them nga përvoja ime e drejtëpërdrejtë. Më ka mjaftuar një thirrje për ndihmë, të cilat i bëj shumë rrallë e pothuajse fare, dhe shumë njerëz janë përgjigjur menjëherë.

Në mesazhin me rastin e së Dielës së Larit, Papa Françeku, u drejtoi një apel të veçantë të rinjve për të ndihmuar të tjerët, dhe në rastin konkret prindërit dhe gjyshërit e tyre, për t’i mbrojtur ata nga infektimi me Covid-19. Pandemia ka nxjerrë në pah dhe një luftë të heshtur mes brezash, ku të rinjtë, sidomos në Perëndim, nuk duket se shqetësohen për atë që mund të ndodhë disa ditë më vonë me të afërmit e tyre. Si e gjykoni këtë dukuri?

Ka një emër kjo dukuri:quhet individualizëm. I ka rrënjët e largëta të themi aty ku shoqëria evropiane del nga komunitarizmi mesjetar, për të hyrë në fazën e qëndërzimit të individit. Koha moderne u dallua në mënyrë të veçantë nga të drejtat e njeriut, por që përfunduan në të drejtat e individit, duke anashkaluar bashkëjetesën komunitare, e sidomos shtresat më vunerabël, ndër të cilët janë edhe të moshuarit.

Qëndra e gjithçkaje u bë individi. Shumë breza u rritën me këtë gjë tashmë. Atëherë në këtë logjikë, ç`ka janë themelore janë të drejtat e mia, ndërsa të drejtat e të tjerëve janë aksesorë, e ato shkojnë mirë vetëm kur nuk më prekin mua, përndryshe të drejtat e mia janë më të rëndësishme. Mirëpo, ja që e drejta e një të riu për të shëtitur i lirë, mund t’i kushtojë jetën një të moshuari. Derisa të arrihet kjo vetëdije duhet shumë kohë, sepse është kthyer në një skemë a strukturë mendore dhe shpirtërore të vështirë për t’u përmbysur, por jo e pamundur. Dhe shpresojmë kjo pandemi në të keqen e saj, të risjellë disa vlera.

 

Nisur nga fakti që ju keni studiuar dhe jetuar për një periudhë të gjatë në Itali, ç`impakt ju jep situata e krijuar atje për shkak të pandemisë?

Ndjehem keq. E njoh dhe e dua atë popull. I ka dhënë shumë njerëzimit në kulturë, art, jetë shpirtërore. Shumë prej trajtave të Evropës, janë farkëtuar aty qysh me Benediktin nga Norcia. Pati një histori totalitare me fashizmin, e megjithatë mbeti një popull punëtor dhe kreativ. Ta shohësh në atë gjendje, ndjen vërtet keqardhje. Por unë jam i sigurtë, se ata do ta marrin veten, pasi janë një popull me zemër dhe me vullnet. Janë krenarë, e do të dinë t`a gjejnë rrugët drejt rimëkëmbjes.

Në shumëvende, pandemia nxiti tek udhëheqësit njëlloj dileme amorale midis shpëtimit të ekonomisë kombëtare, apo të jetës së dhjetëra mijëra njerëzve, kryesisht të moshuar. Shumica janë tërhequr fatmirësisht nga kjo qasje, edhe pse me vonesë. Por kjo tregoi se përballë lakmisë së pashuar materiale të njeriut, jeta për disa e ka mjerisht një çmim të caktuar…

Për fat të keq, rregullat e ekonomisë në shumë raste përcaktojnë edhe kush do të jetojë e kush do të vdesë. Kjo nuk është një risi. Ne e dime shumë mire politikën në vendet e Afrikës, të Lindjes së Mesme e kështu me radhë.

Bursat dhe puset e naftës, janë më të rëndësishme se sa jeta e njerëzve, dhe demokracia e komuniteteve. Në të vërtetë, fijet e politikës i lëviz ekonomia që shpesh përfaqësohet nga pushtete okulte që nuk dalin kurrë në televizion.

Nuk ia njeh as fytyrën, rastësisht mund t’u dëgjosh emrin, por mbeten gjithmonënjë mister. E pushtetin e vërtetë e kanë këta njerëz që lëvizin gjithçka. Prandaj logjika si solidariteti, kohezioni social, mendimi kritik, demokracia janë antikorpet ndaj këtyre logjikave sunduese të ekonomisë. Të gjithë një ditë do të përballemi me Zotin, e atë ditë do të gjykohemi jo për çfarë kemi bërë, por sa kemi dashur e sidomos sa u kemi qëndruar afër atyre që janë më të dobët.

Çfarë mesazhi do të kishit për ateistët, të cilët ngjarjet kataklizmike, i shfrytëzojnë për të treguar se pavarësisht lutjeve të besimtarëve ndaj Zotit, e keqja nuk largohet pa bërë zullumet e veta?

Mendoj se ateistët kur nuk janë militantë, pra antiteistë, janë njerëz që reflektojnë dhe kanë zgjedhur një mënyrën e tyre të kërkimit të së vërtetës, që jo domosdoshmërisht është në kontrast me besimin, por ecën në një rrugë të veten.

Ne në Shqipëri, kemi pasur fatkeqësinë e ateizmit militant të komunizmit. Ky është një ateizëm banal, e as nuk hyn në rradhën e ateizmave reflektues, madje është një ateizëm kriminal. Ndërsa ateistë të cilët nuk besojnë në Zot, por kërkojnë të vërtetën, janë në kërkim të një kuptimi për jetën e tyre, ashtu si e mendojnë, por pa iu kundërvënë të tjerëve që besojnë. Kjo është do të thoja madje një vlerë për shoqërinë.

Të dielën, besimtarët katolikë në Shqipëri dhe mbarë botën, do festojnë Pashkët, Ringjalljen e Krishtit në kushtet e izolimit, çfarë mesazhi keni për ta?

Gëzuar Pashkën! Edhe Krishti ndejti i braktisur nga të vetët, izoluar në varr, por prej aty u ngrit dhe jeton përgjithmonë. Kurajë dhe shpresë! Dita do të zbardhë./ fjala.al

Të fundit

Temperaturat deri në 26 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në terrritorin shqiptar ku më...

Xuxi thyen rregullat dhe u tregon banorëve për arrestimin e Metës

Naim Bunjaku ose i njohur ndryshe me emrin artistik “Xuxi” është një nga banorët e rinj që u futën mbrëmë në shtëpinë e Big...

Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Falenderime

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të fjalës së tij të mbajtur në tubimin e 26 tetorit, me diasporën shqiptare...

Aksident në Sarandë, humb jetën 72-vjeçari

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth  orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në...

“Trump vlerësoi Hitlerin”, kandidati republikan: Harris të bëjë testin e IQ

Donald Trump kundërshton akuzën e Harris se kandidati republikan ka bërë komente pozitive për Hitlerin. Në një podcast tre-orësh me ish-komedianin dhe komentatorin MMA...

Lajme të tjera

Web TV