Nga ‘ferma’ e kanabisit, ky tunel i çoi policët te baza e sigurtë e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishin në gjumë dhe nuk e prisnin që forcat e policisë do i hynin pikërisht nga vendi që ata kishin ndërtuar për t’u arratisur.

Brenda një banese në Stockton-on-Tees, në lindje të Anglisë, një grup shqiptarët kishin ndërtuar një fermë kanabisi me mbi 200 rrënjë dhe me vlerë tregu deri në 200 mijë paund.

K., Moganu, 33 vjeç, A., Ferra, 36 vjeç, S., Ficorri, 29 vjeç dhe A., Ficorri, 33 vjeç, u arrestuan më 4 dhjetor të vitit të kaluar dhe së fundmi ata kanë dalë pëpara gjykatës.

Grupi shqiptar kishte ndërtuar edhe një tunel që lidhte dy banesa me njëra-tjetrën, por që nuk i garantoi atyre arratisjen. Pasi policët gjetën kanabisin, vunë re edhe një tunel që të lidhte me shtëpinë ngjitur. Pasi kaluan nëpërmjet tij, efektivët gjetën në shtëpinë tjetër grupin shqiptar që ishte duke fjetur. Ata u arrestuan të gjithë.

Këtë të hënë, nëpërmjet një lidhje online, ata dolën para trupit gjykues në Teesside, i cili do marrë vendimin për akuzën e prodhimit të drogës të klasit B.

Të fundit

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në këtë qark për kontributin në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

Lajme të tjera

Web TV