Plas keq në burgje/Pa ujë dhe pa sapun. Të burgosurit arratisen nga sytë-këmbët-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjatë ditëve të fundit, Irani ka pasur trazira të shumta të paktën në 10 burgjet e vendit.  France 24 sjell pamjet ku mungojnë edhe gjërat më elementare të higjienës si sapuni dhe uji. Ndërsa nga ana tjetër, të burgosurit janë ngritur në revoltë.

Mediat shtetërore raportojnë trazira në burgjet e shumta, ku ka pasur edhe të vdekur në Khorramabad në provincën perëndimore të Loristanit, ndërsa kanë ndodhur edhe arratisje të shumta.

Megjithatë, sipas France24, aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se dhjetëra të burgosur kanë vdekur në trazirat e fundit, kur qeveria tha se do të lironte një pjesë të burgosurve për shkak të koronavirusit.

Kreu i Organizatës së Burgjeve të Iranit, Asghar Jahangir tha se më shumë se 100,000 të burgosur janë liruar me kusht.

Gjithsesi, sipas France24 vetëm një pjesë e vogël e të burgosurve në dy burgjet e Ahvazit janë liruar sepse shumica nuk mund të përballonin çmimet e larta të lirimit me kusht.

Deri më tani në Iran numri total i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 60.500 ndërsa kanë vdekur 3,739 persona. Sa i përket të burgosurve sipas burimeve zyrtare, nuk ka të vdekur nga Covid-19 brenda burgjeve. Por  aktivistët thonë se të paktën 10 të burgosur kanë vdekur nga koronavirusi.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV