Miss Serbia reagon pas lajmit të FJALA.al/ FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miss Serbia, Irina Jovanka ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram lajmin shqip të Fjala.al duke treguar edhe një herë mbështetje për gjuhën shqipe dhe Shqipërinë.

Në një intervistë për Fjala.al, ajo tregon se aktualisht ndodhet në Vienë të Austrisë, ku fatmirësisht situata me koronavirusin është me qetë. Ajo është shprehur se është e shokuar nga masat e rrepta që janë ndërmarrë në Shqipëri dhe Kosovë, por i mirëkupton ato.

Ndër të tjera, ajo ka treguar për Fjala.al, se është duke hedhur në treg një libër për biografinë e saj. E duke qenë një personazh kontravers, një serbe e famshme që shpreh hapur dashurinë e saj për Shqipërinë, tregon se ky libër i dedikohet në një pjesë të mirë edhe kësaj dashurie që të paktë janë ata në vendin e saj që e kuptojnë.

Miss Serbia, e cila ka një dashuri të madhe për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, së fundmi shpërndau në Instagramin e saj një mesazh drejtuar të gjithë personave që ‘ankohen’ se nuk mund të udhëtojnë këtë periudhë.

“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëzit nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë dot për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin.”, shkroi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Miss Serbia e tregon hapur sa përzemër i ka shqiptarët, pasi më herët gjatë kompeticionit ajo nuk nguroi të shfaqte mbështetjen e saj duke bërë flamurin e Shqipërisë me duar dhe të këndone këngën e famshme ‘Xhamadani’./Ekskluzive për Fjala.al nga R.Guri

 

Të fundit

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV