Shërohet ‘pacienti 0’ me koronavirus në Kosovë

Kosova, Koronavirus

Personi parë i diagnostikuar me Covid-19 në Kosovë, 77 vjeçari nga Stublla e Vitisë, është shëruar dhe ka lënë ambientet e Klinikës Infektive.

Ppacienti ka dalë negativ edhe pas testimit të dytë dhe sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kur janë dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore tregojnë shërimin nga COVID-19.

Ndërsa vazhdojnë të jenë të shtruar në spital edhe 49 pacientë të tjerë, 40 prej të cilëve janë në gjendje stabël, 7 në gjendje të rënë dhe tre në terapi intensive. Ndërkohë në Kosovë janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi.