Një shofer kamioni ka shpëtuar me disa plagë të lehta nga shembja e urës në Massa Carrara, në qendër të Italisë. Ura është shembur papritur, por për shkak të kufizimeve prej koronavirusit nuk ka patur pothuajse fare qarkullim, duke shmangur tragjedinë.
Mësohet se në muajin nëntor ura ishte dëmtuar nga uji, por pas disa ndërhyrjeve ishte hapur sërish për automjetet.
Rrëzimi i urës ka ngritur sërish debatin në Itali për cilësinë e rrugëve.