Tiranë/E tmerrshme si po varrosen të vdekurit nga koronavirusi-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka ndryshuar gjithçka në jetën tonë. Ka ndryshuar edhe ritin e ceremonive mortore. Për të shmangur kontaktin me të tjerët, njerëzit kanë varrosur të afërmit e tyre në vetmi të plotë.

Në Shqipëri janë 22 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa Tirana është qyteti me numrin më të madh të të prekurve dhe të vdekurve nga Covid-19.

“Në  Bashkinë e Tiranës janë realizuar 10 varrime të personave më koronavirus. Ne normalisht i regjistrojmë të gjitha skedat e vdekjeve, nuk jemi të specializuar në këtë fushë, por gjithsesi shkaqet janë edhe të viteve më parë. Rastet me koronavirus janë të mirëpërcaktuara në certifikatat e vdekjes që ne i marrim nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh drejtoresha e Përgjithshme e “Agjencisë së Shërbimit Funeral” në Bashkinë e  Tiranës, Raimonda Shino për Abc News.

Ajo flet për shifra brenda kufijve normal të vdekshmërive, duke e krahasuar me një vit më parë.

“Ajo që dua të veçoj për rastin e COVID, është se ceremonia kryhet direkt nga morgu i spitalit. Nuk kemi mbajtjen në shtëpi. Nga morgu, i ndjeri sillet direkt në varreza. Pjesa teknike është në zbatim të ligjit. Ka masa më të forta në drejtim të dezinfektimit”, u shpreh ajo.

Në një protokoll të paracaktuar, banesa e fundit për të ndjerët me COVID-19 ka një thellësi më të madhe, deri në 2 metër, ndërkohë që në ceremonitë e zhvilluara mungojnë përgjithësisht familjarët e afërt.

“Ne bëjmë dezinfektimin përpara se të fillojë procesi i varrimit dhe pasi mbaron procesi i varrimit, dhe kjo është një masë e shtuar. Familjarët më të afërt janë në karantinë, dhe janë shoqëruar të afërm më të largët”, tha më tej Shino.

Lexo edhe :  "Nuk mund të varet vetëm nga Berisha", Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Vdekshmëritë e në territorin e Tiranës në 3 mujorin e parë të vitit 2020 sipas Shinos janë në të njëjtat nivele me ato të një viti më parë dhe humbjet e jetës lidhen kryesisht sëmundjet e pashërueshme apo vdekjet natyrale.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV