Tronditëse/ Në 2018-ën vdiqën mbi 11 mijë shqiptarë nga aparati i frymëmarrjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra shqiptarë janë vrarë nga sëmundjet tumoriale dhe ato të aparatit të frymëmarrjes, ku vetëm në vitin 2018 janë regjistruar 11,599 vdekje nga aparati i qarkullimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, gjatë viteve 2012-2018 vihet re një vdekje e lartë nga problemet e frymëmarrjes.

Pozitive është fakti se ka rënë ndjeshëm numri i vdekjeve nga traumat, aksidentet dhe hemime, gjë që tregonë një siguri më të lartë të jetës kundrejt rreziqeve që kanë si shkaktar kryesor sjelljen njerëzore.
Studimi:

Open Data Albania po zbardh të dhëna mbi numrin e vdekjeve sipas sëmundjes shkaktare në vitet 2012 deri 2019. Ky indikator tregon numrin e sëmundjeve nga të cilat preket më shumë popullsia dhe që shkaktojnë edhe diagnozën finale në momentin që shënohet një vdekje.

Grupet e sëmundjeve shkaktare janë disi si Infektive; Tumorale; Endoktrine dhe të të Ushqyerit; Sëmundje të Gjakut dhe Organeve të saj; Çrregullime Mendore; Sistemi Nervor; Aparati i Qarkullimit; Aparati i frymëmarrjes; Aparati i tretjes; Sistemi Urogenital;’ Ndërlikime Barrëlindje; sëmundje të Lëkurës dhe indit; Sëmundje të Kockave dhe Muskujve; Malformime të Lindura; Perinatale; Simptoma të Papërcaktuara; Trauma dhe Helmime dhe Aksidente.

Të dhënat janë të autoriteteve shtetërore shqiptare të cilat në Prill 2020 kanë të publikuara indikator deri më 2018. Në këtë vit kanë ndërruar jetë në total 21 804 (njëzet e një mijë e tetëqind e katër) persona. Grupi i sëmundjes me më shumë fatalitete është ai i Aparatit të Frymëmarrjes. Nga ky grup shënohen në 2018 një numër prej 11 599 persona ose 53.2 % e totalit. Në vendin e dytë qëndron grupi i sëmundjeve tumorale me 3695 fatalitete ose 16.95% e totalit.

Vendi i tretë përkon me sëmundje Simptoma të Papërcaktuara që janë plot 3689 raste. Ky tregues dëshmon paaftësi të sistemit shëndetësorë në vlerësimin e diagnozës dhe shkakut fatal. Sa më shumë raste të tilla të shënohen aq më fort kemi mungesë të kujdesit shëndetësorë, aftësisë për vlerësim dhe ndërhyrje sipas rastit. Ky grup fatalitetesh dëshmon mungesë të cilësisë së shërbimit dhe kulturës pro shëndetit në vend. Ky grup ka ardhur në rritje në vitet e fundit. Në vitin 2012 sëmundjet me simptoma të papërcaktuara shënonin vetëm 11 % të totalit të vdekjeve.

Lexo edhe :  SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, kërkohet 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH

Vendi i tretë përkon me sëmundje Simptoma të Papërcaktuara që janë plot 3689 raste. Ky tregues dëshmon paaftësi të sistemit shëndetësorë në vlerësimin e diagnozës dhe shkakut fatal. Sa më shumë raste të tilla të shënohen aq më fort kemi mungesë të kujdesit shëndetësorë, aftësisë për vlerësim dhe ndërhyrje sipas rastit. Ky grup fatalitetesh përkon me mungesë të cilësisë së shërbimit dhe kulturës pro shëndetit në vend si dhe performancë jo të kënaqshme të sistemit shëndetësor dhe diagnostikimit.

Pozitiv është fakti se kanë ardhur në ulje vdekjet nga Traumat , Aksidente dhe Helmimet cka tregon një siguri më të lartë të jetën kundrejt rreziqeve që kanë si shkaktar kryesor sjelljen njerëzore. Rritje kanë pësuar sëmundjet perinatale (të spaolidnurit) me një indikator në rritje edhe si raste për 100 mijë banorë. Po njësoj në rritje në 2018 kundrejt viteve më parë qëndrojnë edhe malformimet në lidnje apo Ndërlikimet e Barrë lindjes. Ky indikator shfaq vështirësi të shëndetit riprodhues dhe kujdesit për nënën dhe fëmijën indikatorë për të cilët përgjithsisht vendi ynë ka shfaqur indikator negativ në vite.

Numri i Vdekjeve sipas sëmundshmërisë është tregues interesant dhe i rëndësishëm. Ndihmon për të kuptuar jo vetëm sëmundjet që paraqesin më tepër rrezikshmëri për popullsinë e një vendi, por njëkohësisht edhe problematika që lidhen me harimin dhe eficensën e politikave shëndetësore. Për të realizuar këtë hulumtim Open data Albania është bazua në të dhëna statistikore të INSTAT.

Të fundit

‘Prioritet, siguria dhe teknologjia’ John Ratcliffe betohet si drejtor i ri i CIA-s

John Ratcliffe ka marrë detyrën si drejtori i ri i CIA-s, një ngjarje e konsideruar si një hap i...

Keni bërë plane për fundjavë?/ Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të...

Kompensimi i pronarëve/ Hapen aplikimet, përfitojnë ata që preken nga ndërtimet informale

Në 27 janar do të hapen aplikimet për kompesimin financiar të pronarëve për ato pasuri që janë prekur nga ndërtimet informale. Agjensia e Trajtimit të...

‘Nuk është e dobishme’, Trump kërkon mbylljen e Agjencisë së Emergjencave

Presidenti Donald Trump deklaroi se po shqyrton mundësinë e mbylljes së Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), duke e quajtur këtë agjenci një...

Pas ndarjes, shqiptari në Itali tenton të shtypë me makinë ish-partneren

Një 32-vjeçar shqiptar i cili me sa duket nuk e ‘kapërdiu’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij tentoi që ta vriste me makinë në...

Lajme të tjera

Web TV