Ç’po ndodh në Bari të Italisë? Makinat me viktimat e Covid-19 nisen për Shqipëri

Në portin e Barit shihen makina funeralesh që mbajnë radhë për t’u futur në Shqipëri.

Sipas mediave italiane, ato janë me trupat e viktimave të shtetasve shqiptarë që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

“Antenna Sud” shkruan se pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saçente. Media italiane shkruan më tej se ata janë shqiptarë që iu është këptur në mes ëndrrat dhe jeta e tyre.

Megjithëse të dhënat përditësohet çdo ditë nga shteti italian, nuk ka akoma një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur dhe sa kanë humbur jetën nga koronavirusi në shtetin fqinj.